Vëzhgim / Gjirokastër, qyteti ku pacientët mjekohen pa bërë analizat

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dikur spitalet në Shqipëri ishin mjerane, pa aparatura mjekësore, por askush nuk guxonte të jepte recetë pa bërë më parë analizat. Sot ndodh e kundërta, të japin ilaçet pa bërë analizat.

Kështu i ka ndodhur Elidon Xh, nga Gjirokastra, babai i dy vogëlusheve, i cili një ditë më parë nxorri nga spitali i Janinës (Greqi) vajzën e vogël, e cila u kurua nga pediatri në Gjirokastër për një diagnozë që nuk e kishte.
“Personalisht i besoj mjekut, por jam skandalizuar, pasi ime bij 6-muajshe përfundoi në reanimacion e Janinës (Greqi) nga mbidoza”, thotë Elidoni.
Sipas tij, Erla (vajza e vogël) kishte dy ditë temperaturë të lartë, shkak dalja e dhëmbëve, por mjeku gjirokastritë pa bërë kontroll të hollësishme kishte konstatuar se pacientja vuante nga grykët..
“Në them të drejtën i besova. Bleva ilaçet në farmaci, sipas recetës së mjekut dhe nisat kurat”, shprehet Elidoni, duke shtuar se temperatura nuk u ulë, përkundrazi vazhdonte tatëpjetët.
“Atë mesnatë u nisa fluturimthi drejt Janinës (Greqi). Nuk kisha rrugë tjetër, pasi e kuptova qysh në fillim se kisha gabuar në përzgjedhjen e pediatrit”, rrëfen Elidoni.
Për të, ajo mbrëmje ishte jetë a vdekje.
“Ndryshe nga pediatri gjirokastritë, mjeku i Janinës nuk u nxitua të jepte diagnozën. Priti tre ditë analizat, pastaj foli”, tregon Elidoni.
Elidoni thotë se nuk i vjen keq për shpenzimet pafund që ndërmorri, pasi, siç thotë ai, nuk ka investim më të madh se sa ku shpëton një njeri, kushdo qoftë ai.
“Vdekjen ia kemi borxh vetëm Zoti. Ai ta jep, ai ta merr. Por është e pafalshme ku jetën ta merr mjekësia”, specifikon Elidoni, ndërsa nënvizion se tashmë vogëlushja gëzon shëndet të plotë.
Në Gjirokastër pothuajse është e pamundur të indetifikohen zyrtarisht gabimet mjekësore, në qëllimshme apo të paqëllishme, pasi mungon raportimi nga ana e personelit mjëkësorë.
Burime zyrtare nga filiali i Institutit të Sigurimeve Shëndetësor në Gjirokastër, pohojnë se deri tani ky institucion nuk ka regjistruar asnjë gabim mjekësor, kjo për faktin se deri tani asnjë pacientë nuk ka bërë një kallëzim të tillë.
“Edhe në vendet më të zhvilluara, ku mjekësia ka kapur majat, janë bërë gabime në diagnostikim apo edhe në dhënie të terapisë, por në Gjirokastër ndodh e kundërta, nuk ka asnjë denoncim”, shprehet me habi një specialistë i sigurimit, që preferoi të ngelet anonim.
Sipas tij, gabimet mjekësore janë njerëzore, por ato janë quajtur “vdekje natyrale”, për shkak të mungesës së kartelës shëndetësore.
“Nëqoftëse çdo pacientë do të kishte një kartelë shëndetësore të informatizuar, mjekët do ta kishin më të lehtë kurimin e tij. Fatkeqëshit ky sistem nuk ekziston”, specifikon specialisti.
I njëjti zyrtarë thotë se zbulueshmëria e gabimeve mjekësore do të vazhdoj të jetë ofro zero, pasi institucioni i akuzës nuk ka burime njerëzore të specializuara për të luftuar këtë fenomen.
“Nxerrja e gabime njerëzore nuk ka në vetvete penalizimin e mjekut, por ndreqjen e gabimeve në të ardhmen. Nuk besoj se mjekët e Janinës (Greqi) janë më të aftë se mjekët e Gjirokastrës, por atje (Greqi) sistemi nuk lejon që një mjek të vizitoj një pacientë pa shfletuar më parë kartelën shëndetësore”, përfundon specialisti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s