Sociale / Qarku i Gjirokastrës, rajoni ku numri i familjeve shtohen

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Englantina G., 17 vjeçe, prej një viti është martuar në fshatin Valare, rreth 5 km larg Sarandës dhe tashmë pret të bëhen nënë.
“Edhe pas javë më duhet të sjellë në jetë një vajzë”, thotë me krenari Englantina.

Për të, foshnja është gjithçka, pasi, siç thotë ajo “Ka kohë të mjaftueshëm të kujdeset për vogëlushen”.
“Im shoq punon në ndërtim, ndërsa unë qëndroj në shtëpi. Të ardhurat janë të kënaqshme”, tregon Englantina.
Eglanntiana thotë se martesa nën moshë nuk i ka sjellë probleme, pasi është ëndërra e çdo njeriut.
“U dashurova me djalin që doja qysh në adolishencë. Prindërin ishin dakord për këtë bashkim, ndërsa sot unë jam e lumtur që do të bëhem nënë”, rrëfen me sinqeritet Englantina.
Nuredin Çapari, mjekut obstetër-gjinekolog në maternitetin “Kristo Kalivopulli” në Sarandë, pohon se rastet të tilla janë sporadike dhe nuk përbëjnë statistikë të frikshme, por gjithësesi ato ekzistojnë.
“Pas martesave nën moshë, që nuk mungojnë, kanë ardhur edhe lindjet nën moshë ose bërjet e parakohshme nënë”, shprehet Çapari.
Në këndvështrimin e tij, mjeku Çapari thotë se martesat nuk duhet ngatërruar me pjekurinë seksuale me pjekurinë fiziologjike.
“Asnjë nënë pa arritur moshën e pjekurisë, asnjë nënë poshtë moshës 18-vjeçare”, bën apel Çapari.
Sipas tij, martesa më e artë për të krijuar familje e për t’u bërë nënë është mosha 19-22 vjeç.
“Dukuria e bërjes nënë para kohe, i atribuohet lëvizjeve demografike. Përkatësia e shumicës së rasteve të tilla të lindjeve nën moshë janë rregjistruar nga vajza minorene, që u përkasin kryesisht familjeve në nevojë”, specifikon Çapari.
Valbona Duri, pedagogje e gjeografisë humane pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në studimin “Evolucioni i numrit të familjeve dhe strukturës së saj në qarkun Gjirokastër, gjatë 20 vjeçarit 1989-2009”, thotë se familja me tërësinë e vet dimensionale dhe strukturore ka ndikuar drejtpërdrejtë në potencialin riprodhues të popullsisë.
“Zhvillimi numerik i familjes duhet parë si një proçes, mbi të cilin kanë vepruar një varg faktorësh, si demografikë, ekonomikë, shoqëror apo psikologjiko-traditë. Studimi i dinamikës së numrit të familjeve për periudhën e viteve 1989-2009, tregon se ky numër është rritur me 17.8%, kundrejt vitit 1989”, thekson Duri, duke shtuar se numri i familjeve në qytet paraqet ngritje, ndërsa në fshan ulje.
“Dinamika e numrit të familjeve nuk arrin të jap përfytyrimin e plotë për ndryshimet që kanë ndodhur brenda saj. Në këtë aspekt na vjen në ndihmë analiza e dinamikës e strukturës së numrit mesatar të pjesëtarëve për një familje, nga 4.2 pjesëtarë në familje në qytet, në 3.7 pjesëtarë në fshat”, specifkon Duri.
Më tej, pedagogia e gjeografisë humane, thotë se ndryshimi i përmasave të familjes është bërë në dy shkallë.
Fillimisht, vijon Duri, kemi ndarjen e familjeve të mëdha në familje të thjeshta dhe pastaj brenda këtyre të fundit kemi zvogëlimin e numrit të fëmijëve, si rezultat i uljes së nivelit të lindshmërisë.
“Këto ndryshime janë të lidhura me faktorët e shumtë social dhe ekonomik, si rritja e nivelit të urbanizimit në qark, emigrimit të popullsisë jashtë qarkut, si dhe rritja e treguesve të shkollimit të femrës”, argumenton Duri, duke shpjeguar se gjatë 20 viteve të fundit, rritja e numrit të familjes vihet re në rrethin e Gjirokastrës, me 31.2 %, ndërsa më e ulta në rrethin Përmet me 6.4 %, kundrejt vitit 1989.
Sipas saj, rritja e numrit të familjeve në rrethin e Gjirokastër rezulton në Lazarat me 68.5%, Antigone me 34.5% dhe Cepo me 32.4%, ndësa komunat Zagori dhe Picar kanë pësuar pakësim gjatë dy dekadave të fundit.
“Ecuria numerike e familjeve në këto komuna, reflekton dinamikën e numrit të martesave, divorceve, tendencën e shtimit natyrore e mekanikë, si dhe ndryshimet në përbërjen grupmoshore të popullsisë”, thotë Duri.
Duri thekson se numrin më të madh të familjeve në qark e Gjirokastrës, me rreth 77.0 % e zënë ato me 2 fëmijë, në vendin e dytë vijnë familjet me 3 deri në 5 fëmijë dhe në fund ato me mbi 6 fëmijë që zënë më pak se 1.0 %.
“Pa nënvleftësuar rolin që ka luajtur procesi i shpërbërjes së familjeve shumëkurorëshe, në zvogëlimin numerik të madhësisë së familjes, një ndikim të rëndësishëm ushtron rritja e moshës mesatare të popullsisë, e cila ndikon drejpërdrejtë në zvogëlimin e numrit të fëmijëve dhe shtimin e personave të moshuar, të cilët jetojnë përgjithësisht në familje të vogla deri në 2 pjesëtarë. Ecuria e numrit të familjeve në qarkun Gjirokastër do të jetë më së shumti nën ndikimin e proçesit të emigrimit, pasi ai dallohet për një profil të qartë emigrator”, përfundon Duri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s