Reportazh / Gjirokastër: Shën Valentini, dashuria që sfidon temperaturat e ulta

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR  – Maltilda Zh., 21 vjeç, studente e ekonomikut në vitin e tretë në Universitetin e Gjirokastrës, sot ka vendosur t’i përkushtohet të dashurit të saj.

“Njëherë në vit ia vlen të braktisësh auditorin dhe të festoj Shën Valentinin me të dashurin tim”, thotë Maltilda.
Sipas saj, vitet e fundit festa e Shën Valentinin në Gjirokastër po festohet në intimitet, larg syve të kureshtarëve.
“Për të dashurin tim kam përgatitur një dhuratë të bukur. Jam e sigurtë që do t’i pëlqejë”, shprehet Maltilda.
Dashuria për Maltildën është si trëndafili i kuq natyral. Nis si një lojë fëmijësh, dashurohesh dhe më pas martohesh.
“Familja për mua është gjithçka. Sa të mbaroj studimet do të martohem”, rrefen ëndrrën e saj Maltilda, teksa në dorë mban një trëndafil.
Më fatlumët në ditën e Shën Valentinit, nuk janë të dashuruarit, por shitësi i trëndafilave, Mandi, që prej 15 vitesh ka hapur një dyqan lulesh, pranë stacionit të autobusit.
“Panorama e të dashuruarve ka reflektuar sidomos tek moshat e reja. Janë pa komplekse, nuk e njohin “turpin” dhe fjala “të dua” është më e vërtetë se kurrë në raport me ditët e tjera”, pohon Mandi.
Sipas tij, të dashuruarit kanë “folenë” e tyre në pikën turistike të Viroit, rreth 3 km larg Gjirokastrës.
“Gjenarata e sotëm di si ta festoj ditën e të dashuruarve. Privatësia për ta është gjithçka”, specifikon Mandi.
Violeta S., nëna e dy fëmijëve të rritur, kujton se Shën Valentini ishte “mollë e ndaluar” gjatë regjimit komunist.
“Të them të drejtën këtë festë nuk e kam njohur kurrë dy dekada më parë. Sot, gjërat kanë ndryshuar. Të dashuruarit kanë festën e tyre”, shprehet Violeta.
Violeta rrëfen se në vajzëri ka dashuruar një djalë, sot është babai i fëmijëve të saj.
“Kishe frikë të dashuroje atëherë. Puthjet në publik ishin të ndaluar, madje takimet i organizonim në fshehtësi. Kishin tmerr nga opinioni”, rrëfen Violeta, me origjine nga Shqipëria e Veriut.
Më tej, Violeta tregon se bashkëshortin e ka njohur në Tiranë, ku studionte në Shkollën e Partisë.
“Vite të vështira kemi hequr. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje t’i bëja dhuratë tim shoqit në ato vite. Komunizmi i vlerësonte gjeste mikroborgjeze, madje mund të përfundoje edhe në burg, siç edhe ka ndodhur”, thotë Violeta.
Violeta mendon se me ndryshimin e sistemit ka ndryshuar edhe koncepti i bashkimit të dy të rinjve.
“Sot dashuria sfidon edhe temperaturat nën zero gradë. Brezi i sotëm janë më të lirshëm të shfaqin pëlqmin ndaj njeri-tjetrit. Personalisht kurrë nuk do të vendos për fatin e tim bije. Jam e sigurtë që vajza do të bëjë zgjedhjen e duhur”, përfundon Violeta.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s