Reportazh / Zagoria dhe Poliçani, dy fshatrat që sfidojnë dëborën dhe acarin

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ai rikthehet sërisht në shtëpi, pavarësisht se trashësia e dëborës shkon mbi një metër. Sekreti ? Asnjë frikë nga koha, sepse rëndësi për të ka mënyra se si e trajton dimrin, të ftohtin dhe acarin.

Panajot Kuro, nga fshati Poliçan, rreth 40 km larg Gjirokastrës, prej tre javësh “u rrethua” nga dëbora, ashtu si gjysma e Shqipërisë, qëndroi i mbyllur në shtëpi bashkë me prindërit, por kurrë jeta e tij nuk u kërcënua nga moti i keq.
“Ushqim dhe dru zjarri për 60 familje me 350 banorë ka me bollëk.I kanë grumbulluar gjatë verës, ndërsa në dimër rehatohen pranë oxhakut”, shprehet Kuro, 28 vjeç, ekonomist.
Për të, dimri në fshatin Poliçan, mbi 800 metra mbi nivelin e detit, është i pamëshirshëm. Çdo pëllëmbë tokë zbardhet nga dëbora, ndërsa rrugën ngrijnë nga temperaturat nën zero gradë.
“Pak rëndësi ka për mua rruga. Nëqoftëse sofrën e ke plot, jeta e banorëve nuk vihet në rrezik”, mendon Kuro, duke shtuar se dimri i sivjetëm e teproi me trashësinë e dëborës.
“Im atë thotë se ky dimër nuk është parë prej shumë dekadash. Sivjet dëbora i tejkaloi limitet kohore, qëndrojë shumë në tokë, ndërsa dielli prej tre javësh nuk u duk”.
Kuro tregon se sekreti që banorët nuk mërziten nga dëbora është mënyra se si e trajtojnë sitnën e dimërit.
Ai thotë se banorët çdo verë punojnë shumë për të konservuar ushqim, si për vete, ashtu edhe për blegtorinë.
“Çdo vit banorët e Poliçanit kontrollojnë dhe riparojnë me imtësi difekte që janë shfaqur gjatë dimërit. Prodhimet bujqësore që nuk prodhohen në fshat i sigurojmë në qytet, ndërsa qumështin e lopës gjatë dimërit e përpunojmë dhe e sheshin djathë ose gjalpë në pranverë”, shprehet Kuro, duke nënvizuar se kjo traditë është kulturë shumëshekullore.
“Ky është një sistem i ngritur prej shekujsh dhe trashëgohet tek çdo brez”, shton ai.
Në dimër, vijon Kuro, nuk qëndrojmë vetëm pranë zjarri, por largojmë dëborën nga çatitë, ushqejmë bagëtinë, si dhe kryejmë punët stinore.
“Ne nuk presim që shteti të na heq dëborën nga çatia, apo të na hedh nga helikopteri makarona. Shtetin e duam vetëm në raste të rralla, kur një banorë sëmuret, apo ka nevojë për mjekim të specializuara, siç ka ndodhur”, shprehet Kuro.
Kuro thotë se problemi më shqetësues është mungesa e energjisë elektrike, pasi, siç pohon ai, dritat ikin dhe vijnë pa pritur…!!!
“Jam i revoltuar nga mungesa e energjisë elektrike. CEZ Shpërndarja është institucioni i vetëm që na braktisë.
Energjia elektrike na duhet në ditë të këqija, jo në të mira”, thote Kuro.
Më me fat, që ka punë, si në dimër ashtu edhe në verë, është Jorgji K., shofer i autobuzit 30 vëndës, që çdo ditë udhëton nga Zagori në Gjirokastër dhe anasjelltas.
“Problem është vetëm segmenti rrugor Poliçan-Zagori, me gjatësi rreth 10 km, ndërsa pjesa tjetër është mjaltë”, shprehet Jorgji, një mesho burrë, rreth të 50-tave, me flokë dhe mustaqe të bardha.
Jorgji mendon se dëborë e madhe nuk ka rënë vetëm në veri, por edhe në jug të vendit.
“Çfarë të të them vëlla. Shiko dhe shkruaj. Dëborë e madhe, por rrugët janë të kalueshme. Vetëm në Zagori përdorë zinxhirë”, thotë Jorgji, ndërsa shton me humor se bashkëfshatarët e tij janë mprehur në zjarrë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s