Reportazh / Gjirokastër: Të bësh turizëm duke eksploruar kulturën

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Armada Pashaj është një nga njëzetë studentët që një ditë më parë u çertifikuan nga projekti “Turizmi dhe kultura”, pas një kursi tremujor dimëror mbëshetur nga tre universitetet Gjirokastër, Durrës dhe Padova (Itali).

Ajo thotë se çertifikimi erdhi falë një marrëveshjeje bashkëpunimi mes tre institucioneve arsimore dhe qëllimi kryesor ishte promovimi i shkëmbimit kërkimor, shkencor e kulturor. “Kursi tremujor nuk kishte në vetvete mbledhjen e informacionin mbi sitet arkeologjike, por promovimin e vlerave kulturore tek publiku”, shprehet Pashaj.
Sipas saj, publiku nuk i njeh mirë zonat kulturore, vlerat që mbartë, si dhe historinë e saj.
“Një banor i jugut ka njohuri të mira për Butrintin apo Antigonenë, por teatrin antik të Durrësit pothuajse nuk e njeh fare apo anasjelltas”, specifikon Pashaj, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha që vlerat arkeologjike duhet të shpërndahen në të gjitha drejtimet, kjo në dobi të rritjes së fluksit të vizitorëve.
Për të, kjo anomali duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi, siç thotë Pashaj, Shqipëria nuk mund të identifikohet vetëm me Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Paola Zanovello, koordinatorja italiane e projektit “Turizmi dhe kultura”, thotë se aspekti më i rëndësishëm në drejtim të bashkëpunimit është gatishmëria për të eksploruar mënyra të reja, duke e afruar lëndën me metodologjinë ndërdisiplinore.
“Shqipëria ka me bollëk site arkeologjike, por mungon promovimi i saj. Ky kurs këtë kishte si qëllim, të përcjellë tek publiku informacion pse duhet të vizitohet kjo apo ai park arkeologjik”, pohon Zanovello, duke shtuar se gjatë kursit u realizuan programe didaktike në terren, shoqëruar me tekste praktike.
Ajo mendon se kurse të tilla duhen të zbatohen në të gjitha universitetet publike apo private, pasi Shqipëria ka potenciale turistike, por mungon disiplina e menaxhimit.
“Menaxhimi është një disiplinë e vështirë për t’u praktikuar, duhet vullnet dhe durim”, shprehen Zanovello.
Më tej, koordinatorja e projektit “Turizmi dhe kultura”, sugjeron se turizmi nuk mund të zhvillohet pa u përqëndruar në disa aspekte si, koncepti “destinacion”, tregu i turizmit apo tek pasuria gjuhësore dhe kulturore.
“Shqipëria ka ndryshuar si nata me ditën, duke e krahasuar me vitin 1990. Sistemi komunist kishte prioritet vetëm turizmin kulturor dhe historik, ndërsa turizmi bregdetar, malor, rural, ishte “mollë e ndaluar” për të huaj dhe vendasit”, pohon Zanovello.
Sot, vijon ajo, gjërat kanë ndryshuar dhe shqiptarët deri diku kanë kuptuar se turizmi është sektori i vetëm ku mund të përfitosh financiarisht.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s