Saranda, qyteti i vogël me halle të mëdha

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Qyteti bregdetar i Sarandës, në jug të vendit, aktualisht gjendet në valën e punës për të përgatitur sezonin e ri turistik.
Stefan Çipa, kryebashkiaku i ri i Sarandës, thotë në një intervistë për ATSH-në, se çdo javë regjistrohen të paktën 15 anije, që sjellin në mënyrë të programuar turistë nga vende të ndryshme.

“Nga studimet e bëra nga drejtoria e turizmit në bashki, i bie që mesatarisht një pushues, që ka zgjedhur Sarandën, të ketë një kosto jo më të lartë 4000 lekë, ndërkohë që të njëjtat përllogaritje nxjerrin se pushimet përtej brigjeve Joniane, shkojnë 75-80 euro për person në ditë”, pohon Çipa.
Sipas tij, Saranda është destinacioni i bosave dhe i buxhetorëve, pasi qyteti ofron për secilën kategori infrastrukturë hotelerie, restorante dhe plazhe të frekuentueshme.
Më tej, kryebashkiaku i Sarandës pranon se hotelet nuk kanë qenë aq plot se do të donim të ishin.
“Shuplaka e verës së kaluar në nivelin e frekuentimit duket se djeg në fytyrën e secilit. Disa prej hoteleve tona nuk ofrojnë paketa turistike dhe kjo “vret” edhe klientin që gjetkë fle e gjetkë merr trajtimin ushqimor”, mendon Çipa.
“Kjo është një “rrjedhje” klientele për hotelet, por edhe goditje për klientin”, shton ai.
Për të, puna hoteliere ka rënë, pasi, sipas tij, më shumë ka hotele se se klientë.
Në Sarandë, vijon Çipa, llogaritet që për një godinë hotelerie të jenë investuar në total 1 milion euro, për një krevat rezulton të jenë investuar 11 deri në 16 mijë euro, ndërkohë që norma e shfrytëzimit të hotelerisë nuk është më shumë se 20 për qind.
“Të paktën 12 hotele janë ndërtuar me kredi qysh prej vitit 1996. Sot administratorët janë të vështirësi, nuk shlyejnë dot detyrimet bankare”, vlerëson Çipa.
Kryebashkiaku i Sarandës mendon se kjo situatë ka ardhur si pasojë e zhvillimit kaotik urban.
“Ajo që ka rëndësi për komunitetin rezidencial të Sarandës është të zgjedhim e zbatojmë një model zhvillimi që të mbrojë e përmirësojë më tej vlerat e identitetet kulturore, historike, turistike e mjedisore të qytetit. Pra, t’i themi ndal shkatërimit të mëtejshëm, me synimin e vetëm, futjen në normalitet të zhvillimit urbanistik e turistik të qytetit”, specifikon Çipa, duke shtuar se sipas një studimi të kryer nga  pushteti vendor, mbi 750 milionë euro mbahen të ngurtësuara nga pamundësia e hipotekimit të trojeve të ndërtimit dhe e objekteve të ngritura mbi to.
“Në Sarandë ndodh një hadikap. Pushteti vendor nuk jep leje pronësie, gjykata po. Me pak fjalë “pronar të bën gjyqësori”. Ajo që ka mbetur pa u bërë, është që Zyra e Urbanistikës të transferohet nga bashkia në gjykatë, përderisa kompetencat janë transferuar atje”, argumenton Çipa.
Një tjetër shqetësim, sipas kryebashkiakut të Sarandës, është administrimi i ujit të pijshëm. “Saranda “noton” jo vetëm në ujin e kripur të detit, por edhe në burime të mrekullueshme ujërash të ëmbla. E megjithatë  ajo vuan krizën e ujit dhe menazhimit të një ndërmarrjeje si ujësjellësi, shoqëri aksionere, e ndodhur në prag të recesionit”, shprehet Çipa.
Ngërçi, sipas tij, ka ardhur si pasojë e keqadministrimit dhe mungesës ligjore.
“Prej tre vitesh ka nisur një projekt për rehabilitimin e ujësjellësit. Në fakt në këtë ndërmarrje janë pesë aksionerë, katër komuna dhe bashkia. Ky model vetëm thellon borxhin e fatura të pashlyera”, pohon Çipa.
Si zgjidhje afatgjatë të plotësimit të nevojave për ujë të pijshëm, me vetërrjedhje, sipas kryebashkiakut, është ndërtimi i ujësjellësit nga burimet e Tatzatit, me vlerë të përafërt 12 milionë euro.
“Kjo alternativë është mbështetur nga vetë Kryeministri, në takimin e organizuar për këtë qëllim. Ky është problemi jetik, kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithë faktorëve për t’u realizuar me urgjencë, kjo në dobi të zhvillimit të turizmit bregdetar”, përfundon Çipa.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s