Reportazh / Sarandë: Peshkatarët sarandiotë “të huaj” në detin e tyre

Nga Telnis Skuqi
SARANDË  – Peshkimi në detin Jon është bërë shumë e vështirë për peshkatarin Isuf Lala nga Borshi, i cili çdo ditë largohet pa gdhirë me varkën e tij dhe kthen në mesditë me disa kile peshk.
“Në pranverë gjuetia është e mbarë. Peshku “dehet” nga ngrohtësia e detit dhe është e lehtë të kapësh me rrjetë”, thotë Lala.

Për të, peshkimi është gjithçka, ofron të ardhura dhe fitimi është i mirë.
Lala tregon se gjuetia detare të ofron pasiguri, por më e keqja është sekuestrimi i varkës nga rojat bregdetare greke.
“Dy javë më parë, policia detare greke më gjobiti me 800 euro, me pretendimti se unë kisha shkelur ujërat territoriale të shtetit fqinjë. Në fakt nuk është e vërtetë”, pohon Lala, ndërsa shton se “qysh prej asaj dite nuk largohet nga brigjet më shumë se 5 milje”.
Lala thotë se shqetësim është akomuluar prej kohës, por nuk është në gjendje të shpjegojë shkakun.
“Të them të drejtën, këtë problem ia kam përçjellë edhe kapitenerisë së Sarandës, por deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje”, shprehet Lala, 59 vjeç, babai i katër fëmijëve të rritur.
Lala mendon se kjo situatë duhet të marrë fund, pasi, siç thotë ai ka ardhur koha të “vihet kufiri tek thana”.
“Sikur të mos mjaftonte gjuetia e paligjshme, ku disa peshkatarë amatorë kapin peshk me dinamit, duke shkatërruar eko-sistemin, tashmë na shtohen hallet e tjera. Kësaj i thuaj “miu se zënë vrima dhe kungullin nga pas”. Nuk dimë se ku të shkojmë!”, shprehet i revoltuar Lala, ndërsa nis punën për të hequr peshqit nga rrjeta.
Pëllumb Canaj, një nga drejtuesit e shoqatës së peshkatarëve, dega Sarandës, nuk heq asnjë presja nga parafolësi.
“Edhe durimi ka kufi. Grekët po spekullojnë me kufijtë ujorë. Jemi në pikë të hallit. Ndihemi të huaj në detin tonë. Kjo histori duhet të marrë fund, pasi kjo politikë po na dëmton biznesin”, thekson Canaj.
Disa vite më parë, kujton Canaj, dy peshkatarë u plagosën rëndë nga rojat bregdetare greke, teksa peshkonin në ujërat territoriale shqiptare.
“Policia e Sarandës nisi hetimet, madje kërkoj një ballafaqim autoritetet greke për të zbardhur të plotë ngjarje, por, kjo histori tashmë është mbyllur. Askush nuk mbajti përgjegjësi”, thotë Canaj, duke shtuar se peshkatarët shqiptarë janë bërë objekt i survejimit nga radarët greke.
“Penalizimi është i rëndë. Gjoba variion nga 500 deri në 20 mijë euro dhe më rastin më të keq ajo konvertohet në bllokimin e motopeshkatores”, thekson Canaj, ndërsa nënvizon se ujërat territoriale shqiptare peshkojnë mbi 70 peshkatore të mëdha.
Gjin Nikolla, shefi i Kapitenerisë së Portit të Sarandës, e vlerëson shqetësuese problemin e peshkatarëve, por janë të paprovuara, pasi dialogu mes institucionit dhe shoqatës së peshkatarëve është ndërprerë.
“Peshkatarët sarandiotë kanë të drejtë të jenë kërkues, por mosvazhdimin i dialogut është bërë shkak për t’u marrë me shumë rezervë pretendimet e tyre nga drejtuesi i portit”, shprehet Nikolla.
Nikolla tha se si përfaqësues i institucionit i ka kërkuar shoqatës së peshkatarëve të faktojnë provat, pasi deri tani ato kanë qenë vetëm në kuadrin e deklarateve gojore.
“Të gjitha mjetet lundruese që qarkullojnë nga Saranda, janë të pajisura me instrumentet matës dhe identifikues dhe deri tani nuk janë printuar në letër vendndodhjet e tyre në momentet e pretenduara se kanë qenë në brendësi të ujërave territoriale shqiptare apo greke”, sqaron Nikolla.
Nikolla thotë se Kapiteneria e Portit të Sarandës është e gatshme të nis hetimet, nëqoftëse një peshkatarë i vetëm fakton me dokument një gjobëvënien nga rojat bregdetare greke.
“Personalisht kam tre ditë që pres një dokumentë të tillë, deri tani nuk ka ardhur. Kjo është shprehje e mungesës së seriozitetit nga ana e shoqatës së peshkatarëve, të cilët thanë se ishin të gatshëm të dorëzonin një listë me episode të ndodhura në kufi detar dhe kërkesat ende nuk kanë mbërritur”, përfundon Nikolla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s