Reportazh / Gjirokastër: Qyteti ku media lokale “legalizon” punën e zezë

Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth një javë më parë, zyra e tatim-taksave gjatë një kontrolli të befasishëm që ushtruan pranë radio-televizionin lokal “Alpo” në Gjirokastër, konstatuan se 3 gazetarë dhe 2 kameramanë punonin në punë të zezë prej vitesh.

Administratori i televizionit lokal nuk dinte si të justifikohej, pavarësisht se televizioni në pronësi të tij, transmetonte vazhdimisht në edicionet e lajmeve kronika denoncuese, sidomos ku bëhej fjalë për punën e zezë.
“Të paktën pesë punonjësit e televizionit, nuk përfitonin sigurimin shoqërorë dhe shëndetësorë. Ishin “penalizuar” nga pronari, i cili derdhe kontribut vetëm për 2 punonjës, për të maskuar realitetin”, shprehet burime zyrtare nga tatim-taksa.
Piro Nase, kryetar rajonal i Unionit të Gazetarëve për qarkun e Gjirokastrës, përshëndesh ndërhyrjen e tatim-taksve, ndonëse me vonesë, ndërsa shpreson se konstatime të tilla të shtrihen në çdo kompani private.
Sipas tij, shumë herë Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër ndaj punës në të zezë, që operon radio televizoni “Alpo”, e cila është shembulli më i qartë i informalitetit dhe persekutimit financiarë që u bëhen gazetarëve dhe operatorëve.
Kjo media, për kryetarin e unionit, duhet të paguaj kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 10 vjet me rradhë, të 10 gazetarëve dhe operatorëve, që kanë punuar dhe punojnë ende në të zezë.
“Ky televizion mediatik i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit, si pasojë e mungesës së zbatueshmërisë së ligjit “Për sigurime shoqërorë dhe shëndetësorë”. Pronari nuk mund të fshihet pas gishtit, të përfitoj ndaj punës së ndershme e kolegëve të mi. Këto metoda duhet të zhduken njëherë e mirë”, vijon Nase.
Nase thekson se asnjë televizion lokal nuk ka të drejtë të bëj moral apo të denoncojmë informalitetin e tregut të punës, ku vet gazetarët punojnë në të zezë.
“Sipas statistikave, gazetaria rezulton si një nga pesë profesionet më të vështira. Nëqoftëse një gazetarë i televizionit “Alpo” kërkon ndihmën mjekësore, ai është i detyruar të paguaj nga xhepi. Me pak fjalë, fati i gazetarit varet në dorën e administratorit. Ky është turp!”, shprehet i revoltuar Nase.
Në qytetin e Gjirokasrës formaliteti i punës në të zezë është legalizuar, ndërsa institucionet e specializuara nuk ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme ndaj këtyre kompanieve private, sidomos në ndërtim
“Qindra punëtorë krahu që vijnë në jug të vendit nga Shqipëria e Mesme dhe Veriut, janë detyruar të punojnë të majë të skelave, pa u paguar vjetërsia në punë. Vetëm gjatë këtij viti, kanë humbur jetë 2 punëtorë ndërtimi,. ndërsa 15 janë plagosur. Fatkeqësisht të lënduarit nuk kanë përfituar asnjë qindrakë nga Sigurimet Shoqërore, të gjithë punonin në të zezë”, shprehet një specialistë i sigurimeve.
I njëjti zyrtarë thekson se mos pagimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ka efekt domoni.
Sipas tij, çdo individë mbi 18 vjeç, është i detyruar të derdh kontribut për të përfituar shërbime shëndetësore dhe shoqërore.
“Në rrimë shtrembët dhe të flasim drejtë. Vetëm dhjetë nga dyzetë kompani private që ushtrojnë aktivitet fitimprurës në rrethin e Gjirokastrës paguajnë sigurimeve, pjesa tjetër paguan pak ose aspak”, pohojnë zyrtari.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s