Reportazh / Gjirokastër: “Gurit të gjatë” i “pritet koka”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Tre gjeografët gjirokastritë Niko Rogo, Gentian Ruspi dhe Perikli Qiriazi i kishin propozuar qeverisë që objekti natyror “Guri i Gjatë”, të futej urgjentisht në listën e monumenteve të natyrës, por sot ky objekt është ‘shkurtuar’ nga kërkuesit e floririt.

Pesë korçarë vërshuan në Fushëbardhë, ngritën shkallë, hodhën tritol, por flori nuk gjetën.
“U larguan duke e shkurtuar “Gurin e Gjatë”. E dëmtuan brenda një nate. Pushteti vendor dhe policia heshtën”, thotë i revoltuar Agmi C., 45 vjeç, banor i fshatit Fushëbardhë.
Agimi tregon se pesë trafikantët erdhën me dy furgona, me shpresë për të gjetur flori.
Nuk gjetën gjë, vijon Agimi, thjesht i “prenë kokën” me çekiç pneumatik “Gurit të Gjatë” dhe në agim u larguan, duke lënë pas vetëm shkatërrim.
“E gjymtuan ‘Gurin e Gjatë’, por nuk u rrëzua”, shprehet Agimi, duke shtuar se prej vitesh ky objekt natyror është bërë i vizitueshëm, sidomos nga turistët e huaj.
Agimi nënvizon se kjo ngjarje ndodhi në fund të muajit janar të këtij viti, ndërsa policia ka nisur hetimet, por deri tani asnjë person nuk është ndaluar.
“Ngjarja ndodhi nën hundën e drejtuesve të pushtetit vendor. Është e pamundur që dy furgona të futen lehtësisht në territorin e komunës, rreth 15 km larg rrugës kombëtare dhe të largohen të pashqetësuar”, argumenton Agimi, teksa shton se për të mbërritur deri tek objekti duhen njerëz të stërvitur.
Agimi argumenton se për të mbërritur tek “Guri i Gjatë”, ndiqet një shteg, duhet të kalohet një lumë dhe përshkruar pesë kilometra rrugë të paasfaltuar.
“Jam i sigurtë se një nga pesë kërkuesit e florit është banor i fshatit tim, por deri tani është anonim”, thotë ai.
Sipas tij, nëqoftëse Komuna Cepo nuk ka gisht në këtë shkatërrim, atëherë urgjentisht të marrë në mbrojtje objektin dhe të mos lejojë askënd ta shkatërrojë atë.
Niko Rogo, një nga tre gjeografët, që ka studiuar me hollësi “Gurin e Gjatë”, thotë se ky objekt natyror ka një formë të veçantë që dallohet nga gurët e tjerë. Ajo ka një diametër 3-4 metra, e lartë mbi 20 metra dhe ka formë kollone të rrumbullaktë.
“Guri i Gjatë”, vijon Rogo, është formuar për shkak të erozionit të diferencuar, ka formacione me fortësi të ndryshme tretshmërie, ndodhet në terrene të përbëra nga gëlqerorë të kretës së sipërme, si dhe janë të dolomitizuar.
“Pikërisht, përbërja prej dolomiti me formë të veçantë e ka diferencuar “Gurin e Gjatë” nga mjedisi përreth, sepse dolomiti tretet shumë pak se sa gëlqerori në tërësi”, specifikon Rogo.
Rogo thekson se ky objekt me formë të veçantë ka vlera shkencore, didaktike, gjeologjike dhe gjeomorfologjike, prandaj duhet të mbrohet nga shteti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s