TRAGJEDIA E HIMARËS – Rrëfen shoferi i dytë: “Timoni nuk ka burrëri, të tradhëton”

Nga Telnis Skuqi
HIMARË – Ishte nisur si ekspeditë unviersitare, por autobuzi me të cilën udhëtonin studentet përfundoi tragjikisht në humnerë me 13 të vdekur dhe 30 të plagosur dhe kjo për Klearko Koçin nga Himara, ishte e rëndë.

“S’kisha parë kurrë një aksident të tillë rrugor nga afër. Shoferi në përpjekje për të marrë në kontroll autobusin përfundoi rreth 70 metra në greminën e Vishës, 2 km larg Himarës”, thotë Koçi, 61 vjeç, babai i tre fëmijëve.
Ai ishte një prej dëshmitarëve kryesore të tragjedisë, pasi e ka parë me sytë e tij të gjithë aksidentin. Po udhëtonte nga Vlora drejt Himarës, ku do te pronotonte një lokal, pasi marton djalin e vogël.
“Çfarë të të them. Unë po mendoja të martoja djalin në fund të qershorit, përpara syve të mi me del aksidenti. Nuk kam zemër ta shoh e ta dëgjoj këtë gjëmë”, shprehet Koçi, ndërsa shton se “autobusi pothuajse nuk ka frenuar dhe ra “brenda” në humnerë sëbashku me 50 qeliza të reja”.
Për të, kjo tragjedi ishte e tepër për Himarën dhe himariotët.
“Bashkëqytetarët e mi treguan një zemër të fortë dhe të madhe. Të gjithë, i madh dhe i vogël, “rrethuan” qendrën e spitalit për të kontribuar sado pak”, rrëfen Koçi.
Të parët në vendngjarje, tregon ai, u ndodhët banorët të zonës. Dëgjuan rrokullisjen e autobusit dhe ulërimat e studentëve. Policia erdhi shpejtë, pasi dikush kishte gjetur kohë ta lajmëronte. Shërbimi i kufizuar shëndetësor nuk mungoi dhe brenda 45 minutave kanë ardhur tre ambulancat e Sarandës.
“Me intuitë banorët kanë nxjerrë të parët nga autobusi të plagosurit, ndërsa me të vdekurit u morrën zjarrëfikësit. Ata janë heronjtë”, pohon Koçi.
Sipas tij, aksidenti tragjik i Himarës mund të ishte shmangur, ndonese rruga ku ndodhi gjëma ka një pjerrtësi të theksuar.
“Personalisht udhëtoj në Himarë katër herë në javë. Shoferët zakonisht e ulin shpejtësinë. Për mua kjo është një fatkeqësi jashtezakonisht e madhe”, përfundon Koçi.

Rrëfen kolegu i shoferit viktimë

Duart i dridheshin, cigaret i konsumunte pafund, fytyra zeshkane e tij ishte zverdhur.
“Nuk mund të ecja më tej. Sapo u informova për aksidentit kam gjetur një vendparkim përballë kalasë ne Palermo dhe sëbashku me studentët dhe dekanin e Letërsisë kemi parë në televizon tragjedinë”, thotë Astrit Kurti, rreth 55 vjeç.
Pavarësisht se shoferi i dytë i ekspeditë ishte traumatizuar, ai tregon për ATSH-në se kolegu i tij, tashmë i vdekur, kishte përvojë në drejtim e autobusit.
“Edhe tani nuk e kuptoj çfarë ndodhi në Qafën e Vishës. Kolegu im kishte përvojën, por ja që timoni nuk ka burrëri, të tradhëton”, u shpreh Kurti, duke theksuar se ai po udhëtonte rreth 200 metra pas autobusit të parë qe u aksidentua.
“Po udhëtoja drejtë Sarandës. Në kilometrin e pestë një studente e plagosur lehtë mori në telefon shokët e vet e tregoi gjithçka”, pohon Kurti.
Në fillim, vijon ai, dyshova se mos ishte ndonjë shenjtallëk rinor, por me pas frenova përballë kalasë së Palermos, ku ishte një bar-restorant dhe kishte një televizor të madh. Tragjedia kishte marrë udhë, ishte nje fatkeqesi e jashtezakonshme”, tha ai.
Sipas tij, gjysëm ore pasi kishte ndaluar erdhen dy policë me makinën e tyre.
“Me shumë mirësjellje policët më kërkuan të mos lëviz nga vendi. Një autobus tjetër do t’i merrte studentwt dhe ashtu u bë. Rreth orës 22:30, studentwt u shoqëruam drejt Elbasanit me një eskortë policie”, përfundoi Kurti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s