Reportazh / Gjirokastër: Transporti publik, udhëtarin e rrethojnë pasiguritë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Poetesha e njohur sarandiote Irena Gjoni, një javë më parë, përpak sa nuk humbi pjesëmarrjen e konferencës ndërkombëtare që zhvillohen në Kosovë, e la autobuzi buzë greminës së Qafë Muzinë, përsoi defekt mes rrugës.

Ajo u nis nga Saranda në orën 22:00 të mbrëmjes, po udhëtonte drejt Tiranës sëbashku me vëllain e saj, për të kapur më pas autobuzin e Prishtinës (Kosovë), ku rreth orës 12:00 të ditës së nesërme kishte parashikuar të jepte një kumtesë për poezitë shqipe.
Fati ishte me të. U kujtua në kohën e duhur. Në orën 23:45 i telefonoi një miku në Gjirokastër dhe fal automjetit të tij mbërriti në Tiranë shëndoshë e mirë.
“Nuk e kuptoj si është e mundur që me një autobuz i tillë të marresh guxim të tranportosh njerëz”, pyet me habi Gjoni.
Ajo tregon se në zbritje të Qafë Muzinës, në drejtim të Gjirokastrës, autobuzi pësoi një defekt të rëndë, ndërsa 45 pasagjerë u traumatizuan.
“Për pak sa nuk na hodhi në greminë. Shoferi ishte krejtësisht i paaftë. Zoti na ruajti”, pohon Gjoni, ndërsa shton se sikur të mos mjaftonte me kaq, pasagjerët u detyruan të qëndrojnë në të ftohtin e natës në pritje të riparimit të defektit.
Gjoni thotë se shoferi i autobuzit dhe shoqëruesit u sollën keq me pasagjerët, madje arriti deri atje sa nuk kthehenin as lekët e biletave.
“Më vjen keq ta theksoj, po transporti publik në vend tim lë për të dëshiruar. Administratorët e shërbimit urban nuk kanë respekt për pasagjerët, i trajtojnë si të huaj, i tallin apo i përbuzin”, thekson ajo, duke shpreur mendimin se tashmë ka ardhur koha që shteti të rishikoje me hollësit ligjin “Për transportin publik”.
“Për të udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës duhet 12 mijë lekë të vjetra, ku rregullorja parashikon të kundërtën. Biletat me numër serie, pothuajse nuk i njohim. Me pak fjalë, ne trajtohemi në vendin tonë si kladestinë”, specifikon Gjoni.
Më tej, ajo thotë, se autobuzat në jug të vendit vlejnë për të dëshiruar, nuk kanë garanci, ndërsa shërbimi është përtokë.
“Kam udhëtuar drejt Greqisë, por atje shërbimi ndryshon. Autobuzët i plotësojnë kriteret, pasagjerit i jepet bileta, madje edhe bileta e sigurimit të jetës. Emrat e pasagjereve shënohen në një listë të veçantë, që në rast fatkeqësie policia t’i identifikoje në kohën sa më të shkurtër personat. Kjo duhet të ndodh edhe në Shqipëri”, nënvizon Gjoni.
Transporti publik në jug të vendit, pothuajse nuk plotësojnë asnjë kriter për të garantuar jetën e pasagjerëve.
Rreth dy vite më parë, një autobuz i linjës ndërkombëtare Tiranë-Athinë (Greqi), doli nga rruga dhe përfundoi 30 metra në një lëndinë, pranë fshatit Frantar, pranë kufirit administrativ Fier-Gjirokastër. Gjatë këtij aksidenti humbën jetën 9 persona, ndërsa 30 të tjerë u plagosën. Hetimet fajësuan shoferit grek, i cili u dënua me 7 vjet heqje lirie, por kjo nuk e frenoi aksidentin e radhës, pasi sistemi i transportit publik nuk funksionon.
Irakli G., nga Himara, shofer në pension, thotë se para vitit 1990, autobuzët e linjës kombëtare kontrolloheshin çdo ditë, për shkak të cilësisë.
“Unë nuk them që autobuzët e sotëm të kontrollohen çdo ditë, por të paktën njëherë në muaj. Ligji i sotëm parashikon të kontrollohet njëherë në vit. Kjo është çmenduri. Autobuzi është mjeti që përshkron më shumë kilometra se çdo automjet tjetër”, thotë Irakliu, ndërsa mendon se ligji “Për transportin publik” duhet të rishikohet, ndërsa zbatimi duhet të jetë i rreptë.
“Disa autobuza të sotëm, janë më keq se karroca e periudhës osmane. Shteti urgjentisht duhet të nxjerrë një ligj që i ndalon ato. Njerëzit po ikin si “çjapi te kasapi”. Kjo histori duhet të marrë fundi. Gjatë tre viteve të fundit kemi tre aksidente të rënda rrugore. Kush ka mbajtur përgjegjësi? Asnjë!”, përfundon Irakliu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s