Reportazh / Gjirokastra: Sheshi “Omonia”, kush kërkon gjen punë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dielli ende s’kishte lindur në Gjirokastër, por Agimi, pronari i kafenes, pranë sheshit “Omonia”, ishte zgjuar herët. Dyqani i tij pothuajse ishte plotë. Mezi gjeje vend. I kishin zënë imigrantët të ardhur kryesisht nga Shqipëria e Mesme. Kërkojnë punë, shpresa e fundit për të dërguar para pranë familjes. Çdo mëngjes ata “pushtojnë” sheshit. Ndihen të plotëfuqishëm në atë pak territor. Aty askush nuk i paragjykon. Janë të varfëria, por të pasur në zemër. Nuk gjen njerëz më punëtorë se ata.
Mundohem të komunikoj me ta, kanë sedër. Nuk duan të shfaqen në media. Në fillim hezitojnë, refuzojnë të dalin në fotografi. Më pas heshtin dhe pranojnë të flasin.
Pjesa më e madhe e krahut të punës vijnë nga Elbasani dhe rrethinat e saj. Kanë “thithur” një nga një të afërmit e tyre. Për ta Gjirokastra është i qyteti ku mund të gjesh punën krahu.
Afrimi G., nga Miraka e Librazhdi, një djalë rreth të 40-tat, tregon se sheshi “Omonia”, që ndodhet në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije, 700 metra larg lagjes ‘Zinxhira’, është i vetmi vend i preferuar i imigrantëve.
“Nuk qahem. Pothuajse punë gjej çdo ditë. Fitoj diçka dhe rreth 300 mijë lekë të vjetra i dërgoi pranë familjes”, thotë Afrimi.
Sipas tij, shuma është vetëm fitimi, pa llogaritur shpenzimet ditore.
Afrimi shprehet se disa muaj më parë ka pasur goca punë, ndërsa tani ka rënë, si pasojë e krizës ekonomike.
“Ka edhe më keq. Fatmirësisht ndihem fatlumë për fatin tim. Në Gjirokastër puna e krahut vlenë, sidomos në zonat minoritare. Atje ka punë”, shprehet Afrimi, ndërsa rrëfen se jeta sociale për këtë kategori vlen për të dëshiruar.
Për Afrimit, kushtet higjeno-sanitare janë skandaloze. Pjesa më e madhe e të ardhurve flejnë dhe gatuajnë në hotel, paguajnë nga 300 lekë nata.
Atij kushtet e hotelit i duket të mira, por për afrimët kjo është “parajsa”, ka edhe më keq.
“Nuk shikon se çfarë bëhet. Kriza ekonomike greke ka ndikuar në jug të vendit. Dy vjet më parë në sheshin “Omonia” shikoje 250 punëtorë, sot mbi 700”, shprehet Afrimi.
Halim A., miku i Afrmit, pohon se prej një viti, vendi i vetëm ku mund të gjej punë është sheshi “Omonia”,
Ai pohon se përgjithësisht jugorët janë korrektë me pagesat, pavarësisht krizës ekonomike.
Për të, stina e pranverës dhe vera është sezoni ku punëtorët kërkohen me “çifte”.
“Minimalisht fitoj rreth 20 mijë lekë të vjetra në ditë, por ka periudha që të ardhurat ulet, kjo sipas vendit të punës”, tregon Halimi
H.A mendon se këto të ardhura nuk do t’i gjente as në Greqi, sidomos kohët e fundit, ku vendi fqinj është prekur rëndë nga kriza ekonomike.
“Ndihem me fat, pasi shumë emigrantë shqiptarë po kthehen nga Greqia, ndërsa unë vazhdoj të dërgoj të holla pranë familjes”, specifikon Halimi, babai i tre fëmijëve të mitur.
“Gjirokastra ndryshon shumë me Librazhdin. Atje ka shumë të papunë”, thotë Halimi, ndërsa shpjegon se jugorët nuk parapëlqejnë punët e rëndomta, i duan t’i “qërrojnë” të tjerët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s