Delvinë: Monumentet e natyrës në shënjestrën e “piratëve” të arit

Nga Telnis Skuqi
DELVINË – Në fillim ishte “Guri i Gjatë”, monument natyre, pastaj teatri antik i Finiqit, tani i ka ardhur rradha Tumës së Bajkajve, tre objekte që kanë një të përbashkët, janë vënë në shenjestrën e gjurmuesve të arit.“Gurit të Gjatë” i prenë “kokën”, e shkurtuan 2 metra, teatrit të Finiqit i shkatërruan gërmimet antike, ndërsa Tumën e Bajkave, rreth 5 km larg Delvinës, e rrafshuan.
Arkeologu i njohur sarandiot, Dhimitër Çondi, dha alarm, por askush nuk e dëgjoi.
Brenda një nate, thotë Çondi, gjurmuesit e floririt dëmtuan gërmimet arkeologjike shumëvjeçare në Parkun e Finiqit.
Me tone denoncuese, Çondi shprehet se në truall arkeologjik është hapur një gropë e thellë 1.2 metra dhe gjerësi 1 metër.
Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një monument antik të shkatërrohet dhe policia të heshtë.
“Ishte objekt unikal që gjendet në qytetin antik të Finiqit e që është banesa me dy peristil”, tregon Çondi
Në dyshemenë e saj, vijon Çondi, janë hequr dërrasat e gurta dhe dherat janë shpërndarë gjithandej.
Çondi ka vërejtur se gërmimi është i freskët. Për më tepër, vlerësohet shumë e pakët mundësia e rikthimit në gjendjen e mëparshme.
“Mendohet se ky dëmtim është nxitur nga gjurmuesit e arit”, specifikon Çondi, ndërsa shton se masakra arkeologjike nuk mbaron këtu.
Varri i Bajkave, që mendohet se daton në shekullin III para Krishit, në afërsi të fshatit Bajkaj, është rrafshuar tërësisht nga “piratët”.
“Nuk ka ngelur asnjë gjë në këmbë. Nuk dihen autorët”, thotë Çondi.
Çondi rrëfen se të gjitha eshtrat e lashta kanë dalë në dritë të dielli. Muret e varreve kanë “fluturar”, ndërsa objekti momunental nuk mund të quhet më i tillë.
Për episodet e ditëve të fundit është njoftuar policia, Ministria e Kulturës, Shërbimi Arkeologjik dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
“Jemi të alarmuar. Kjo situatë po degradon përditë. Ndihemi të pafuqishëm përpara këtyre personave. Po shkatërrojnë kulturën kombëtare”, thotë Çondi.
Për të, kjo situatë duhej të marrë fund dhe autorët të dalin përpara drejtësisë.
“Varri i Bajkajve nuk kthehet më në identitet. Ishte objekti më i rrallë në jug të vendit”, thotë Çondi.
“Autorët që po shkatërrojnë kulturën kombëtare duhet të vihen përpara drejtësisë, në rast të kundërt do të kemi vetëm pasoja”, përfundon Çondi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s