Reportazh / Tepelena, qyteti me histori që nuk rrezaton

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Një vit më parë, mbetjet urbane ‘lulëzonin’ në kalanë e Tepelenës, sot nuk gjen të hedhur kuturu në të. Kryebashkiaku i ri i Tepelenës, Tërmet Peci, mori iniciativën për pastrimin e kalasë, por nxiti kështu dhe një ‘luftë’ midis banorëve dhe pushtetit vendor.Që pas Luftës së Dytë Botërore, kalaja shumëshkekullore e Tepelenës u “pushtua” nga banorët dhe prej asaj kohe tashmë në të jetojnë mbi 300 banorë.
“Banorët e kalasë ishin ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Turistët e huaj largoheshin sapo hynin brenda. Në vend të shikonin historinë, vëzhgonin mbeturiana. Ky ishte një turp i qytetit tonë”, shprehet Peci.
Në fakt, gjërat ka ndryshuar pozitivisht. Muajt e fundit është vënë re një rritje e turistëve vendas dhe të huaj, mbeturina pothuajse janë zhdukur, tani presin të ardhmen.
Peci nënvizion se kjo kala ka nevojë për restaurim, për ndriçim, për vendpushim për turistët, me pak fjalë ka nevojë për gjithçka.
“Kemi shpresë se gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Tashmë banorët kanë filluar të kuptojnë se kalaja është mjeti i vetëm për të rritur standardin e jetesës. Pa kala nuk ka qytet dhe pa qytet nuk ka kala”, shton Peci, ndërsa nënvizon se “Tepelena ka histori, por ka munguar rrezatimi i saj”.
Artan Lame, urbanist, gjatë kumtesës së tij në Konferencën Kombëtare “Tepelena e rrezikuar”, që u zhvillua mw 1 qershor në ambientet e kalasës, tha se Tepelena nuk është dëmtuar gjatë dy dekadave të fundit, por ka nisur një shekull më parë.
“Tepelena nuk është vetëm e tepelenasve, por e shqiptarëve. Këtu janë zhdukur nga faqja e dheut disa objekte të rralla të arkitekturës mesjetare. Në mes të qytetit të sotëm ka ekzistuar një godinë për t’u admiruar”, thotë Lame.
Sipas tij, rruga e re që po ndërtohet nuk e shkëput Tepelenën, si ka ndodhur me disa qytete të tjera, përkundrazi e afron me vizitorin.
“Tani ‘gurin e shahut’ e luan pushteti vendor. Ky institucion duhet të dijë si të ‘thithë’ turistët vendas dhe të huaj dhe ky shans duhet shfrytëzuar”, shton Lame.
Artan Shkreli, arkitekt, nënvizoi se jeta e qytetit është e lidhur me kalanë.
“Kalaja duhet t’i nënshtrohet një plani zhvillimi, është i domosdoshëm për të vazhduar ekzistencën e saj”, thotë Shkreli, ndërsa shton se pushteti vendor duhet të ketë një informacion të detajuar, të ndalojë ndërtimet brenda kalasë, të disiplinojë kanalet e ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe të nisë një projekt që muret e shtëpive të “shkulen” dhe të bëhen njësh me terrenin.
“Këtu nuk e kam fjalën për të ndaluar jetën sociale, përkundrazi të kanalizohet nëpërmjet pushteti vendor”, argumenton Shkreli.
Auron Tare, studiues, vlerëson se tashmë ka ardhur koha që kalaja të administrohet nga pushteti vendor dhe të mos lihet në dorë të fatit.
“Turistët vendas dhe të huaj kanë nevojë të orientohen në kala. Në fakt mungojnë burimet njerëzore. Bashkia e Tepelenës duhet të ndërtojë një strategji që kalaja të rijetëzohet jo vetëm nga banorët, por të admirohet nga vizitorët”, thotë Tare.
Ndërsa Anila Basha, gazetare, tha se Tepelena ka prodhuar histori, ka nxjerrë politikanë të kalibrit të lartë, por fatkeqësistë nuk rrezaton kulturë vitet e fundit.
“Tepelena është populli kulturdashës, por vitet e fundit këtë traditë nuk po e rrezatojnë. Është e pafalshme që tepelenasit mburren me të drejtë për Ali Pashën dhe shkrimtarin e njohur anglez Bajronin dhe, nga ana tjetër, mbushin kalanë me mbeturinat urbane. Kjo është e papranueshme”, përfundoi Basha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s