Reportazh / Libohova, qyteza e vobektë e shtrirë në këmbët e Buretos

Nga Telnis Skuqi
LIBOHOVË – Të gjithë ata që shkojnë në qytezën e Libohovës, befasohen me këtë vend… Arsyeja , është e thjeshtë, kontrasti.

Në këtë qytezë, që ndodhet rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës, çdo kush mund freskohet pranë rrapin, të vizitoj kalanë e Ali Pashës, të “humbasësh” mes gjelbërimit, të takohet me mikpritës, por edhe të largohet i zhgënjyer tek shikon banesa që rrënohen.
Majlinda R., emigrante, por një libohovite e vërtetë, më tha disa ditë më parë se ndjen mall në qytezën e vogël, me 3200 banorë, e shtrirë në këmbët e malit Bureto, 320-800 metra mbi nivelin e detit.
“Qyteti ka një pozicion panoramik për luginën e Drinos”, thotë Majlinda për qyteza e Libohovës, që kufizohet me lumin e vogël Drino në perëndim, me Labovën e Kryqit, me lumin e Suhës në veri dhe në jug me Nepravishtën.
Sipas studiuesve, emrin Libohovë duhet ta ketë marrë pas shekullit VI, pasi sllavët u dyndën dhe pushtuan Arbërinë. Mbi këtë emër, mendohet të ketë dy kuptime; i pari Libohova, vend buzë fushës, luginës, dhe i dyti, Libodo, që do të thotë i dashur, me kuptimin vend i bukur dhe prapashtesa përkëdhelëse.
Qyteza e vogël shquhet për kalanë e Ali Pashë Tepelenës, dhuratë e motrës së tij Shanishanë.
“Shanisha u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën. Shanishaja tashmë prehet në varrezat në jug të kalasë, ndërsa kërkon që qyteza e saj të mos shkruhet vetëm për të keq”.
Dy godina, një pallat trekatëshe banimi dhe një banesë karakteristike mbi 100- vjeçare, sot mbahen me “paterica”, nuk është investuar për to dhe Majlinda nuk dëshiron do ta pranojnë këtë fakt, por kërkon të shkruajë të kundërtën.
Për të, Libohova është qyteza, ku dhjetra patriotë të kësaj zone kanë bërë histori, duke filluar nga Mufid Bej Libohova, deri tek Avni Rustemi.
Izet B., djalë libohovitë, shprehet se gjatë dy dekadave të fundit, qyteza është “zvogëluar” për shkak të emigracionit. “Jetojmë në ekonomi tregu, ku njerëzit gjejnë rrugë alternative për të jetuar, por të gjithë të larguarit e kanë mendjen tek Libohova”, shprehet Izeti.
I vetmi ndryshim gjatë dy dekadave të fundit, në qytezën e vogël, në jug të vendit, është “rrethimi” i Kalasë që kanë bërë banorët vendas, brenda dhe jashtë saj.
Të bësh një fotografi është stërmundim, në vend të mureve shekullore, objekti i aparatit fikson banesa, që kanë dalë si “kërpudha pas shiut”, ndërsa në brendësi të kalasë, në një stan brenda saj, bagëtitë janë vizitorët e vetëm.
“Institucionet e specializuar dhe Pushtetit Vendor duhet të bashkëpunojnë për të larguar “pushtuesit” dhe turistët pothuajse e kanë të pamundur të vizitojnë këtë objekt historik. Kostatoj me keqardhje se kjo nuk i shkon libohovitëveve, që prej shkekujsh kanë dhënë për kombit”, përfundon Izeti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s