GJIROKASTËR / “Të dashuruar” pas plasmasit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një turiste gjermane, rreth një muaj më parë, më ka habitur me qëndrimin e saj “pro” mjedisit. Më kujtohet si tani, ishte fundjava e parë e muajit maj, kur turistja kishte ardhur për të vizituar qytetin e Gjirokastrës dhe do qëndronte dy ditë, së bashku me të dashurin e saj.

Vendosën të blejnë. Shkuan në supermarket, që ndodhet në lagjen “18 shtatori”, qendra kryesore e qytetit, bënë pazar, blenë ujë, si dhe disa ushqime të lehta për t’i konsumuar gjatë qëndrimit të tyre. Në fakt, ajo që më çuditi më shumë ishte refuzimi për të futur ushqimet në qeset e plasmasit.
“Ju lutemi, nuk keni karton letre, plasmasi është i dëmshëm për shëndetin tim”, tha në anglisht turistja gjermane.
Shitësja u bë flakë e kuqe, nuk e donte veten, u turpërua, por nuk kishte çfarë të bënte.
Administratori i supermarketit që mbikqyrte punën u largua në fshetësi, çfarë t’i thoshte klientes së huaj.
E gjetur e papërgatitur, shitësja më kot u mundua të “qetësonte” konsumatoren e veçantë. Ajo e dinte që “klienti ka gjithmonë të drejtë”, por fatkeqësisht, ky shërbim ofrohet në Shqipëri. Konsumatorët që i trasportojnë ushqimet nga supermarketi në shtëpi me qese plasmasi, nuk kuptojnë se sa antihigjenike është për ta.
– Ne kështu shërbejmë, u përgjigj shitësja.
– Çfarë, ju nuk ofroni këtë shërbim? – tha e habitur turistja, duke u larguar me ushqimet që i mbante në dorë.
Ky reagim befasoi blerësit që prisnin rradhë. Disa e mirëpritën këtë “incident”, disa të tjerë e morrën në “mbrojtje” shitësen.
“Ne shqiptarët jemi mësuar të përdorim qese plasmani vend e pa vend, kur fare mirë torbat e dikurshme janë më higjenike”, tha Violeta K., mësuese e letërsisë, për të qetësuar situatën.
Në Gjirokastër, plasmasi është ambalazhi më i përdorur nga konsumatorët, por kjo është e keqja më e vogël për qytetin e gurtë.
Shtatë, nga dymbëdhjetë lagjet e Gjirokastrës janë “pushtuara” në plasmaset e hedhura kudo. Fatkeqësisht edhe buka, tregtohet me qese plasmasi. Vetëm tre, nga njëzetë furrëpjekës, mbështjellin bukën me letër, ndërsa pjesa tjetër e tregëton atë me qese.
Vjollca M., administratore e një marketi, në qytetin e Gjirokastrës, thotë se bukëpjekësit bëjnë sikur nuk e kuptojnë interesin e konsumatorit.
“Pavarësisht se në fillim në këtij viti qeveria vendosi një ligj për tregëtimin e bukës, pronarët e ofrojnë këtë produkt të konsumit të përditëshëm me plasmas. Disa konsumatorë janë ndërgjegjësuar, por pjesa më e madhe e tyre pëlqejnë bukën me qese”, tregon Vjollca.
Sipas saj, institucionet e specializuara, që janë të detyruar me ligj të mbrojnë interesin e konsumatorit, vetëm vëzhgojnë, nuk ndërhyjnë për të përmirësuar cilësinë e tregëtimit të bukës. Vjollca thekson se konsumatori e ka të vështirë të ndryshoj mentalitetin. Ata janë mësuar se çdo mall që blihet duhet të futet në qese plasmasi.
“Kjo histori duhet të marrë fund. Kam tentuar disa herë të zëvëndësoj plasmasin me letrën, por konsumatorët marrin inat, largohen, kujtojnë se unë kursej qesen”, shpjegon Vjollca.Për të, gjëja më e rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin e konsumatorëve është taksimi i mallit të rrezikshëm.
“Kur dihet se plasmasi kërkon mbi 70 vjet të riciklohet, lind e drejta që çdo qeveri të vendosi një taksë të drejtpërdrejtë për biznesin dhe konsumatorit”, thotë Vjollca, duke shtuar se, prodhimi dhe tregëtia e plasmasit është biznes dhe si e tillë duhet të konsiderohet.
Gjatë 20 viteve të fundit, plasmasi është kthyer në një fenomen shqetësues për mjedisin dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi, por fatkeqësisht, konsumatori e konsideron këtë produkt më të rëndësishëm se buka.
“Për konsumatorin, plasmasi është bërë pjesë e jetës. Ata janë “të dashuruar” me të. Ky mentalitet duhet zhdukur dhe shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht me masat e tij, pasi ky produkt është i dëmshëm për jetën tonë dhe atë të fëmijëve tanë”, përfundon Vjollca.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s