REPORTAZH / Plazhet e Sarandës, të nxish lëkurën pa shkundur xhepat…

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Një vit më parë, plazhet publike të Sarandës nuk ishin as miqësor dhe as joshës për pushuesit vendas dhe të huaj dhe, kjo për ekonomistin Erjon B., ishte dështimi më i madh i pushteti vendor.

Erjoni tregon se në Sarandë biznesi e ka keqinterpretuar tregun e lirë. Fatkeqësisht çmimet nuk i vendos tregu, por shitësi.
“Fjala ‘konkurrencë’ nuk ekziston. Me pak fjalë në Sarandë ka të drejtë tregtari, jo konsumatori”, thotë Erjoni, 35 vjeç.
Sipas tij, pushuesit që zgjedhin Sarandën kanë të drejtë të “nxihen” në plazhet publike, por ky parim nuk ekziston në këtë qytet.
“Dielli dhe deti është i të gjithëve, ndërsa rëra e hedhur nga pushteti vendorë fatkeqësisht është pronë e individëve të papërgjegjshëm, të cilët abuzojnë me pushuesit”, thekson Erjoni, ndërsa shton se pushuesit e braktisën bregdetin jonian sezonin e kaluar, për shkak se pushteti vendor nuk vendosi “diktat” ndaj tregtarëve abuzues.
Erjoni kujton se një vit më parë, një pushues ishte i detyruar të paguante katër mijë lekë të vjetra për një shezlong, për të qëndruar disa orë në plazhin publik.
“Në qoftë se pushteti vendor nuk merr në kontroll plazhet publike, atëherë ne nuk kemi të drejtë të pretendojmë turizëm masiv”, thotë Erjoni.
Pëllumb Halimi, drejtor i shërbimeve publike pranë bashkisë së Sarandë, shprehet optimist se këtë verë pushuesit vendas dhe të huaj do të gjejnë tjetër atmosferë në brigjet joniane.
“Bashkia e Sarandës qysh tani ka filluar të mendojë të disiplinojë plazhet publike, duke konkurruar subjektet private”, shprehet Halimi.
Sipas tij, zgjerimi i plazheve publike dhe menaxhimi i tyre nga ana e punonjësve të bashkisë, do të sjellë një tjetër risi për pushtetin vendorë.
“Aktualisht po punohet për zgjerimin e plazheve, duke fituar nga administrimi i ri mbi 2 500 metra katrorë plazhe më shumë brenda qyteti”, thekson Halimi, ndërsa nënvizon se plazhi publik para shëtitores “Hasan Tahsini”, është zgjeruar nga 7 në 13 metra dhe plazhi “Rinia” nga 12 është bërë 30 metra, duke sjellë zgjerim të dukshëm të kapacitetit akomodues për pushuesit.
Më tej, Halimi thotë se për herë të parë, bashkia merr përsipër edhe menaxhimin e shezllongëve, duke konkurruar me gjysmën e çmimet që aplikojnë subjektet private.
“Sivjet janë blerë 523 shezlongë e 100 çadra dhe 160 të tjera do të sigurohen në bashkëpunim me kompani të biznesit të kësaj fushe, si “Coca-cola” e “Algida”. Me këtë shërbim do të mbulohet i gjithë territori i plazheve, ndërkohë që prania e subjekteve private do të jetë e kufizuar vetëm në sipërfaqe të ngushta, saktësisht të kontraktuara”, pohon Halimi.
Në sipërfaqet dërmuese, vijon Halimi, do të ofrohet shërbimi i bashkisë, duke u administruar nga të punësuar sezonal të saj, nga ndërmarrja e shërbimeve dhe taksave.
“Çmimi që do të aplikohet do të jetë 100 lekë për shezlong, nga 400 që e ofrojnë privatët. Kjo natyrshëm do të sjellë fitim për pushtetin vendor, si dhe do të “penalizojë” abuzuesit”, përfundon Halimi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s