Reportazh/ Sarandë, midhjet “e hidhura” të rrugës

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Tregëtia e midhjes po i ecën mirë, edhe pse shërbimi vlen për të dëshiruar…!
Për Esmeraldën, tregëtaren nga qyteti i Sarandës, kjo është e vetmja mundësi për të fituar, pavarësisht se pushteti vendor ka ndërtuar një treg të posaçëm për tregtimin e prodhimit të detit. Çdo mëngjes, tregëtarja “zapton” trotuarin pranë stacionit të autobuzit, në qendër të qytetit dhe askush nuk e shqetëson, madje edhe inspektorët e Mbrojtjes së Konsumatorit, që duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre për mënyrën se si dhe ku kryhet një biznes.
Esmeralda mendon se ka lindur për të tregtuar dhe nuk mendon se si shet…, rëndësi ka vetëm fitimi.
Midhjet, të cilat i siguron ilegalisht nga tregtarët e shumicës, i tregton me pakicë në tregun informal dhe me këtë punë, ajo mban familjen dhe ushqen katër fëmijët e saj, pasi bashkëshorti është i papunë dhe merr një asistencë sociale, por që nuk mjafton.
Dhe për tregëtaren e rrugës, tregtia e midhjes me pakicë është fitimprurëse.
“Konsumatorët e preferojnë midhjen. Nuk ka rëndësi për ta se si ajo tregëtohet, por se si shijohet”, thotë Esmeralda dhe sakaq fillon të mbush shishen e “Coca-Colës” me midhje.
Sot, për Esmeraldën ka qenë një ditë e mbarë, ka shitur dhjetë bindona, ndërsa pesë pret t’i “heqi qafe” deri në darkë.
Edhe pse ditët e fundit bashkia po tregohet e rreptë me tregtarët e vegjël të Sarandës, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në treguan informal, për të, tregtia është vetëm rruga dhe nuk ka tjetër mundësi.
“Njerëzit janë mësuar të blejnë në qendër të qytetit, limani është larg për ta. Po tani çfarë të bëj, ku do shkoj. Ata (bashkia) do të më largojnë me forcë”, shprehet 45-vjeçarja.
Në fakt, pushteti vendor është i vendosur që në prag të sezonit të verës, t’i “flak” tregtarët e prodhimeve të detit, si dhe të tjerë që tregëtojnë në rrugë.
Kushtet higjeno-sanitare vlejnë për të dëshiruar, njëherazi drejtuesit e lartë të bashkisë së Sarandës mendojnë se kjo tregëti dëmton imazhin e qytetit bregdetar. Dhjetëra kova, apo shishe të mbushura me midhje i gjen kudo në Sarandë.
Ato janë hapur si “vaj në lakra”, i shikon kudo, në shesh, në trotuare, në lulishte, apo buzë detit. Tregtimi i prodhimeve në rrugë, është konsideruar antireklama e turizmit të Sarandës dhe ky fenomen, ndonëse i dëmshëm për turizmin, është kundërshtuar nga shitësit ambulantë.
Fadil Veliu, shefi i Policisë Bashkiake të Sarandës thotë se, veprimi me forcë ka qenë e vetmja alternativë për t’i dhënë fund dukurisë së tregtimit ambulant në vende të palejuara.
“Ky veprim i ndërmarrë është konform ligjit dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve”, shprehet Veliu, ndërsa tregon se aksioni do të përfshijë të gjitha rrugët e qytetit dhe ka si qëllim të mbrojë hapësirat publike, pasi ato janë në funksion të qytetarëve dhe jo interesat e një grupi ambulantësh, që nuk derdhin asnjë detyrim në shtet, apo pengojnë kalimin e këmbësorë në trotuare.
“Ky fenomen duhet të marrë fund. Trotuaret janë trotuare, ndërsa tregu është treg. Interesi i pushteti vendor është të sigurojmë standarde për pushuesin, ndërsa pazari të bëhen në vendet e sigurta. Askush nuk duhet të fshihemi pas gishtit”, përfundon Veliu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s