Reportazh/ Sarandë: Turizmi pa skafe, si deti pa pulëbardha

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Rreth gjashtë vite më parë, specialistët e turizmit menduan se ligji “Antiskaf” do të dëmtonte zhvillimin e turizimit bregdetar, por gabuan. Numri i turistëve vendas dhe të huaj u shumëfishua, ndërsa numri i viktimave të trafiqeve pësoi rënie.

Stefan Çipa, kryebashkiaku i qytetit të Sarandës e vlerëson pozitiv “liberalizimin” e ligjit për “Moratoriumin e Skafeve”, ndërsa thotë se jo të gjitha skafet kanë si qëllim trafikimin e qënieve njerëzore, apo lëndëve narkotike.
Si ish-ministër i Brendshëm, Çipa thotë se rishikimi i ligjit “Antiskaf” është i domodoshëm, pasi, sipas tij, turizmi bregdetar do të marrë një hov cilësor.
“E kuptoj shqetësimin e Qeverisë për të ndaluar lundrimin skafeve. Dikur kanë qenë problematike, sidomos për fqinjët. Sot çdo shqiptar mund të shkoj në çdo cep të Europës, vetëm me një pasaportë biometrike”, shprehet Çipa.
Kryebashkiaku nënvizon se shteti shqiptar i ka mjetet logjistike për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike.
“Unë mendoj që ligji “Antiskaf” të dalë “jashtë qarkullimit”. Shqiptarët nuk “digjen së bashku me barrin e thatë”. Këto metoda kanë dalë jashtë “mode” që prej vitit 1990”, pohon Çipa
Ccipa nënvizon se ligji i vjetër duhet zëvendësuar me një ligj tjetër, ku mjetet motorike lundëruese të çertifikohen nga shteti. Skafet përpara vitit 2005, ishin pronë pa zot, nuk paguanin taksat, ndërsa Policia Kufitare pothuajse nuk ekzistonte.
“Policia kufitare është një institucion me përvojë. Mendoj që çdo skaf të ketë targën e vet, ashtu si automjetet , pasi në këtë mënyrë, askush nuk do të guxojë të organizojë trafiqe të paligjshme, ndërsa ligji për regjistrimin e skafeve duhet të jetë i zbatueshëm, korrekt dhe i qartë për përdoruesit dhe lundrimi i skafeve të jetë i kontrolluar nga shteti”, argumenton Çipa, ndërsa shprehet se Saranda i plotëson kushtet për lundrimin e skafeve.
“Pushuesi, përveç rrezeve dielli, ka dëshirë të njohi bregdetin jonian. Saranda ka një vijë bregdetare prej 75 km dhe fatkeqësisht shumë pak njerëz kanë pasur mundësi t’i vizitojnë ato. Besoj se ka ardhur koha që bregdeti të jetë i të gjithëve, jo ekskluzivitet i njerëzve të veçantë”, shprehet kryebashkiaku i Sarandës.

Skafet edhe për trafikun e drogës

Rreth dy muaj më parë, dy skafistë shqiptarë tentuan të trafikonin në rrugë detare mbi 500 kg hashash, por sapo dolën në det u bllokuan, pasi u diktuan nga Policia Kufitare shqiptaro-greke dhe pas tre orë ndjekjeje, skafi dhe hashashi u bllokua në Korfuz (Greqi), ndërsa dy skafistët u arrestuan nga uniformat e Policisë greke.
Ky ishte një nga aksionet e rralla që Policia Kufitare shqiptaro-greke bllokoi në rrugë detare bimë narkotike, pasi, siç thotë nëndrejtori i Policisë rajonale të Igumencës, S. Spiros, prej gjashtë vitesh, trafiqet në këtë vend organizoheshin vetëm në rrugë tokësore.
Sipas Spiros, duke filluar nga 6-mujori i dytë i vitit 2005, vit që korrespondon me miratimimin e moratoriumin e skafeve, trafikantët e lëndëve narkotike kanë ushtuar aktivitet “të dendur” në rrugë tokësore.
Spiros thekson se moratoriumi i skafeve ka ulur ndjeshëm trafikun e bimëve narkotike në rrugë detare, por është shtuar në rrugë tokësore.
“Gjatë vitit të kaluar, Policia Kufitare ka bllokuar në rrugë tokësorë 5 ton hashash, ndërsa në rrugës detare nuk është shënuar asnjë rast, ndërkohë që trafiku i qënieve njerëzore pothuajse është zhdukur”, thotë drejtuesi i Policisë greke.
Ai thotë se merita i takon Qeverisë shqiptare, por tashmë ka adhur koha të forcohet edhe kufiri tokësorë, pasi, siç shprehet ai, gjatë vitit të kaluar, janë zhvilluar 50 aksione kundër trafiqeve narkotike, ndërsa 75 trafikantë shqiptarë janë ndaluar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s