Sarandë, qyteti midis ujit të pijshëm dhe çrregullimeve në furnizim

Nga Telnis Skuqi
SARANDË / “Më garantuan ujë të pijshëm 24 orë, por sot nuk jam në gjendje mbush një gotë ujë për të pirë”.

Eltoni G., nga Fieri, babai i dy fëmijëve flet shumë qartë. Ka ardhur në Sarandë për t’u “relaksuar” në brigjet e Jonit, por ndërmarrja e ujësjellësin ia ka sjellë në majë të hundës.
Ankesa e tij dhe të banorëve të përhershëm kanë nisur që qysh një javë më parë, por askush nuk i ka dëgjuar.
“Çfarë të bëj. Nuk ka rrugë tjetër veç të largohem njëherë e përgjithmonë nga Saranda. Këtu nuk bëhet plazh”, thotë i revoltuar Eltoni dhe sakaq niset në qytet për për të siguruar ujë.
Në largim e sipër, Eltoni tregon se dëshpërim se situata nuk po përmirësohet, përkundrazi ndërmarrja e ujësjellësit po shkatërron me vetëdije turizmin bregdetar.
Tre muaj më parë, ndërmarrja e ujësjellësit në qytetin e Sarandës i garantojë pushueseve ujë të pijshëm të pandërprerë, sot situata paraqitet e dëshpëruar. Pushuesit e banorët e përhershëm marrin gjysmë ore ujë në ditë ose çdo dy ditë.
Mungesa është bërë edhe më e ndjeshme, në kushtet kur popullsia e qytetit është trefishuar nga pushuesit.
Ankesat e banorëve kanë nisur qysh në fillimverë dhe kjo ka qenë tema e debateve dhe shkaku i përballjeve të përsëritura mes konsumatorëve dhe ndërmarrjes aksionere të ujësjellësit.
Ka ndodhur shpesh që, të mbetur pa përgjigje nga ujësjellësi për mbetjen pa ujë, banorët e lagjes mbi spital apo ata të zonës së Lëkurësit, fshatit Gjashtë, Cukë etj., e kanë kërkuar këtë nga bashkia dhe kryebashkiaku i saj Stefan Çipa. Madje, situata ka shkuar deri në kërkesën për referendum se kush duhet ta ketë ujësjellësin në Sarandë: ai që ka pushtetin vendor apo pushtetin e ujit.
Fatkeqësisht deri tani zgjidhja nuk ka ardhur, pasi, sipas Qesko Çakallit, drejtor i ndërmarrjes së ujësjellësit, ky institucion ka nevojë për investime të mëdha në rrjetin prurës dhe atë të shpërndarjes në disa zona të qytetit.
Cakalli nuk ka fshehur edhe shpërdorimet e shumta që e lënë pa ujë Sarandën, së cilës nuk i mungojnë burimet ujore.
Krejt kundërt mendon Bashkia e Sarandës, sipas së cilës “katrahura” është shkaktuar nga përplasjet mes këshillit bashkiak dhe bashkisë për “pronësinë” dhe drejtimin e ujësjellësit.
“Pavarësisht se Bashkia e Sarandës është aksionerja më e madhe në këtë shoqëri aksionere, me 63.2 %, komandën e bënë ndërmarrja e ujësjellësit. Kjo është skandaloze”, shprehet Stefan Çipa, kryebashkiaku i Sarandës.
Sipas tij, në këtë sfond moskuptimi dhe mbajtje peng të ndërmarrjes së shërbimit më jetik për banorët dhe përcaktues për turizmin, frika ka qenë e madhe se mos prodhohej kriza e ujit në nisje apo gjatë sezonit veror.
“Sinjalet e furnizimit të pamjaftueshëm nuk munguan gjatë korrikut, si dhe në këto ditë të muajit gusht. Pothuajse çdo ditë vijnë ankesat për parregullsi në furnizimin me ujë, por urdhërat e mia pothuajse shkojnë në veshë të shurdhët nga drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellësit”, shprehet Çipa, ndërsa mendon se nëqoftëse menazhimin e ndërmarrjes do ta kishte bashkia, do të ishte garantuar furnizim shumë herë më i mirë i banorëve dhe pushuesve me ujë.
“Aktualisht, pushteti vendor po kompeson mangësitë e ujësjellësit, duke dërguar çdo ditë nga dy autobota emergjencash në zonat problematike, për të furnizuar familjet me ujë falas, si shërbim bashkiak”, përfundon Çipa.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s