Reportazh / Liqenasi, fshati ku natyra i ka falur të gjitha

Nga Telnis Skuqi
KORÇE – Miku im, Dhimitër Q., këtë verë, më këshilloi të mos udhëtoja drejt Liqenasit, rreth 20 km larg Korçës.

Një vit më parë, ai kishte udhëtuar drejt fshatit turistik për arsyje pune. Me pak fjalë kishte kaluar “të zitë e ullirit”, për shkak se rruga ishte e pasfaltuar, ndërsa terreni ishte si mos më keq.
Për fatin tim të mirë, përjetova të kundërtën e mikut tim, u befasova. Çfarë të shikoje. Rrugët ishin “hekurosur”. Dy faqe mali ishin ndarë në mes si me thikë, ndërkohë asfalti ishte ngjitur mirë në rrugë.
Për të shkuar deri në Liqenas më është dashur vetëm 20 minuta.
Në fakt, Liqenasi nuk është më ajo fshat që jeton vetëm me liqenin. Këtu banorët punojnë papushim.
“Jemi fshat i bekuar, të rrethuar nga zemërgjerësia e natyrës. Tashmë fal rrugës së re, ikim dhe kthehemi në Korçë brenda ditës”, shprehet Aleksandëri B., mësues, banor i fshatit minoritar.
Liqenas, me 3500 banorë, me popullsi maqedonas, shtrihet buzë liqenit të Prespës së Vogël.
Rreth 42 vite më parë, ky fshat quhesh Pustec, një toponim i huaj për regjimin komunistë, i cili me një dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor të asaj kohe, i vuri emrin Liqenas, për t’u ndërruar sërish në vitin 2005, edhe pse banorët sot vazhdojnë ta quajnë Liqenas.
Pavarësisht ndryshimit të emrit, këtu asgjë nuk ka ndryshuar. Kultura dhe tradita i ka rezistuar kohës, pavarësisht se regjimi komunist ka tentuar të ndryshojë zakonet e tyre, tregon Aleksandri.
Prej 20 vitesh, fshati është transformuar tërrësisht. Shtëpitë e dikurshme një katëshe, sot po vrapojnë drejt diellit.
Blegtoria është sektori i të ardhurave, por edhe vreshtaria nuk ka ngelur pas.
“Fal rrugës së asfaltuar, produktet bujqësore dhe blegtorale “avullojnë” në Korçë”, thotë Aleksandëri.
Për të, Liqenasi është fshati ku turizmi mund të zhvillohet me lehtësi.
“Liqeni nuk na mungon. Dhoma hoteli ka me bollëk. Gatimi tradicional, sidomos peshku në zgarë, preferohet nga turistët vendas dhe të huaj”, tregon Aleksandëri, ndërsa shton se rruga e keqe e dikurshme i ka frenuar vizitorët.
Aleksandëri mendon se tashmë pushteti vendorë duhej të filloj një fushatë për të promovuar turizmin rural.
“Liqenasit nuk i mungon asgjë. Turizmi mund të zhvillohet si në verë, ashtu edhe në dimër. Duhet vetëm pak seriozitet nga komuna”, specifikon Aleksandëri.
Megjithatë, thotë Aleksandëri, burrat e Liqenasit, mbajnë një “as” poshtë mëngës. Ata janë gurëgdhënës të shkëlqyer.
“Janë profesionista. E bëjnë gurin të flas. Ky zanat është trashëguar brez pas brezi”, përfundon Aleksandëri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s