Reportazh / Mungesa e kulturës qytetare “nxin” vijat e bardha

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Në udhëtosh me automjet brenda qytetit të Gjirokastrës është një torturë me vete. Pavarësisht tabelave paralajmëruese apo vijave të bardha të vendosura kudo, fatkeqësisht asnjë këmbësorë nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugorë.

Fatmirësisht, deri tani këmbësorët i ka ruajtur Zoti. Prej disa vitesh nuk është shënuar asnjë aksident i rëndë rrugorë brenda qytetit, përveç disa “gërvishjeve”.
“Ne nuk dimë të ecim, nuk dimë të respektojmë jetën tonë”, me thotë Denisa Uzeiri, 29 vjeçe, përkthyese.
Denisa thotë se këtë situatë e ka kuptuar shumë vonë. “Më është dashur të ndryshoj rolin, nga këmbësor në drejtues automjeti, për të kuptuar se sa të papërgjegjshëm janë njerëzi ku ecim në zonat e banuara”, shprehet Denisa, duke shtuar se këmbësorët në vend të ecin në trotuarë, ecin në rrugë.
Për të, lagjia “18 shtatori” është zona më e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve, pavarësisht se tabelat paralajmëruese dhe vijat e bardha janë vendosur në të gjithë gjatësinë rrugës.
“Këmbësorët jetojnë fal Zotit, sepse po të ishte sipas rregullave të qarkullimit rrugorë, ata do të ishin aksidentuar njëqind herë në ditë”, specifikon Denisa, ndërsa shton se tashmë në qytetin e Gjirokastrës është shtuar edhe një fenoment tjetër negativ, shitja e produkteve bujqësore në trotuare.
Sipas saj, çdo mëngjes banorët e zonave rurale dhe drejtuesit e automjeteve zaptojnë trotuaret.
“Nuk ka trotuare bosh për kombësorët. Nga njëra janë fermërët që tregtojnë produket bujqësore, ndërsa nga ana tjetër janë automjetet që parkojnë në trotuare”, thotë Denisa, ndërsa tregon se vijat e bardha pavarësisht se ekzistojnë në lagjen “18 shtator”, pothuajse janë vendosur aksidentalisht.
“Kështu nuk mund të ecës. Të dy palët janë në rrezik. Fatkeqësisht kam kostatuar se fëmijët janë të pakujdesshëm. Nuk është faji i tyre (fëmijeve), por i prindërve, të cilët i “stërvisin” të ecin në këtë mënyrë”, mendon Denisa.
Një raport i Inspektoriatit Rajonal të Qarkullimit Rrugorë, thotë se më shumë se 80 përqind e banorëve të qytetit nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë në zonat e banuara, ose nuk i njohin fare.
“Të ecurit në rrugë duhej të mësohet qysh në fëmijëri. Ka pasur aksidente të vogla në zonat e banuara, fatmirësisht pa viktima, por ato nuk janë regjistruar në segmentet ku kanë përparësi këmbësori. Me pak fjalë aksidenti nuk është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, por është viktima që ka shkaktuar aksident”, shprehet një ekspert i qarkullimit rrugorë, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që ky “defekt” të rregullohet.
Në fakt, Denisa në parim është dakord me ekspertin, por mendon se “defekti” nuk rregullohet vetëm duke miratuar ligje, por duhet qysh tani të nisi një fushatë sensibilizuese për disiplinimin e këmbësore.
“Në vendet e civilizuara kompaninë e sigurimeve nuk paguan asnjë qindarkë, nëqoftëse këmbësori aksidentohet jashtë tabelave paralajmëruese, ndërsa në vendim tim ndodh e kundërta. Si drejtues automjeti jam i detyruar të shmangë aksidentin, por edhe këmbësori duhet të disiplinohet, të mos “fluturoj” jashtë vijave të bardha”, thotë Denisa.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s