Reportazh / Gjirokastër, aty ku kopshtet dhe shkollat nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Qysh prej fillimjavës, Eriola Dudumi mundohet të gjeje një kopësht për të dërguar për edukim dy vajzat e saj, 3 e 5 vjeç, por deri tani ajo ka mbetur e pakënaqur.

“Pothuajse të gjithë kopshtet nuk plotësojnë kushtet minimale. Tualeti i bllokuar, ambjentet të palyera, xhama të thyera dhe akoma më keq, pasi kërkojnë lekë nga prindërit për të investuar”, shprehet Eriola. Sipas saj, kjo që po ndodh në kopshtet e qytetit të Gjirokastrës është mungesë respekti ndaj gjeneratës së re.
“Çfarë bën pushteti vendor. Ne paguajmë rregullisht taksat lokale, pse nuk është bërë investimi”, pyet ajo, duke shtuar se “kjo situatë duhet të marrë fund”.
“Unë si nënë kam dhwnw 2 mijë lekë për të lyer kopshtin, pasi pushteti vendor nuk ka planifikuar asnjë qindarkë për këtë institucion”, thotë Eriola, ndërsa shton se higjiena në kopësht le për të dëshiruar, kanalizimet e ujërave të zëza kanë bllokuar tualetin, por edhe oborrin e institucionit.
“Nuk gjej fjalë për të përshkruar situatën. Në vitin 2012 fëmijët ende nuk kanë gjetur një mjedis për t’u edukuar. Dikush duhet të verë dorë”, shprehet Eriola.
Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik (DRSHP), gjatë një kontrollit që ka ushtuuar gjatë kësaj jave, ka konstatuar se kushtet higjieno-sanitare në pesë kopshte dhe në gjashtë shkolla nuk plotësojnë siguri minimale.
“Pothuajse të gjithë fëmijët dhe nxënësit janë të ekspozuar ndaj infeksioneve. Gjatë inspektimit është vënë re mungesa e tualeteve apo shkatërrimi i tyre, ndërkohë qe në kopshtin “Cicërimat” është vërejtur se baza materiale (dyshekë dhe batanije) janë tejet të amortizuar, duke vënë në rrezik jetën e 100 fëmijëve”, thuhet në deklaratën e DRSHP.
Të njëjtat burime theksojnë se prej vitesh në këtë mjedis nuk është investuar, pavarësisht se institucioni i shëndetësisë ka kërcënuar me mbylljen e godinave.
“Pushteti vendor vazhdimisht informohet për kontrollet që ushtron Inspektoriati i Shëndetësisë, por deri tani ka heshtur. DRSHP-ja ka lënë detyra dhe afate kohore, në rast të kundër do të mbyllimin kopshtet ose shkollat deri në plotësimin e kërkesave tona”, thotë një specialist i shëndetësisë.
Pavarësisht garancive që jep DRSHP-ja, Eriola Dudumi, nëna e dy vajzave, nuk jep asnjë shenjë optimizmi për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare.
“Deklarata e DRSHP-ës për pushtetin vendor është si “furtunë në gotë”. Pushteti vendor ka pasur në dispozicion plotë kohë, kush e ka penguar? Unë si nënë paguaj çdo vit taksën vendore, pse nuk është investuar? Ka ardhur koha që taksambledhësit të japin llogari ndaj taksapaguesve”, mendon ajo.
Demir Kore, përgjegjës i Qendrës Ekonomike-Arsimore në Bashkinë e Gjirokastrës e ka cilësuar situatën jo shumë shqetësuese.
“Kopshtet dhe shkollat kërkojnë investime të mëdha dhe për fat të keq, bashkia nuk e disponon këtë shumë monetare”, shprehet Kore, i cili saktëson se në qytetin e Gjirokastrës funksionojnë shtatë kopshte publike e dy private me 500 fëmijë.
Ai thekson se një vit më parë, buxheti i shtetit akordoi fondin prej 7 milionë lekë, i cili u dogj, pasi procesi i tenderimit nuk u zhvillua për mungesë të mospjesëmarrjes të paktën të tre firmave të ndërtimit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s