Reportazh / Delvinë: Aty ku fermerët investojnë dhe fitojnë së bashku

Nga Telnis Skuqi
DELVINË – Investimi 2-vjeçar i dhjetë fermerëve delvinjotë u shumëzua me zero një ditë më parë, pasi zjarri i qëllimshëm që u shfaq në orët e vona të mbrëmjes, dogji plotësisht 3000 fidanë, prej të cilave 2300 fidanë ulliri.

Ky veprim i dhunshëm ka lënë pa fjalë fermerin, Lulëzim Zhupa, i cili nuk gjen fjalë për të shpjeguar këtë katastrofë.
“Kam dy vite që i kushtohem mbjelljes së drufrutorëve, por nuk ishte e thënë. Një keqbërës më shkatërron fidanët, duke i djegur të gjitha”, thotë i revoltuar Zhupa.
Sipas tij, dikur kjo tokë ka qenë kullotë dhe prej tre vitesh është kthyer në tokë bujqësore. “Besoj se zjarri është vënë nga ish-qiramarësit, të cilët e kanë humbur të drejtën e administrimit. Aktualisht, në këtë tokë kanë investuar dhjetë fermerë, të gjithë nga Delvina”, tregon Zhupa.
Vitet e fundit, rrethi i Delvinës ka shtuar ndjeshëm sipërfaqet me pemë frutore, kjo fale edhe ndihmës financiare që jep qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë.
Dhurim Alinani, kryebashkiaku i Delvinës, thotë se shumë banorë nga qyteza e tij kanë marrë me qira toka të braktisura prej dy dekadash, duke i kthyer ato në toka të pjellore.
“Rrethi i Delvinës njihet për blegtori, por gjatë tre viteve të fundit po zhvillohet shumë agrokultura”, shprehet Alinani.
Sipas tij, fusha e Delvinës tashmë po lulëzon, por fatkeqësisht po shfaqet një fenomen negativ. Persona ende të paidentifikuar nga policia po dëmtojnë qëllimisht pemën frutore.
“Jam i bindur se shkaktarët janë barinjtë, të cilët dikur e kanë pasur kullotë me qira, ndërsa prej tre vjetësh toka është shnëdërruar në pemëtari”, specifikon Alinani.
Më tej, kryebashkiaku i Delvinës thotë se pavarësisht kësaj, fermerët nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
“Agrokultura është biznes fitimprurës. Aktualisht bujqësia është sektori më i kërkuar për konsumatorët. Këtë fakt, fermerët e kanë kuptuar dhe kjo më jep shpresë që gjërat do të përmirësohen”, mendon Alinani, ndërsa ngushëllohet me shprehjen e shkrimtarit francez Honore de Balzak, “Kush ka tokë, ka luftë”.
Sipas statistikave zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për qarkun e Vlorës, nga skema për mbështetjen financiare shtetërore, nga rrethi i Delvinës kanë përfituar gjatë këtij vitit 95 fermerë, 30 fermerë më shumë se një vit më parë, me shumën mbi 12 milionë lekë.
“Vetëm gjatë këtij vitit janë mbjellë në rrethin e Delvinës rreth 1250 ha tokë dhe 600 mijë rrënje ullinjë. Ky është shembulli më i mirë i organizimit të fermerëve në grupe të identifikuar. Falë bashkëpunimit, sot ata janë prodhues për tregun e agrumeve. Ata përfaqësojnë modele të një organizimi shëmbullor, ku të gjithë sëbashku investojnë dhe fitojnë”, shprehen burimet e lartpërmenduar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s