GAZETARI I ATSH (ATA), TELNIS SKUQI MERR DIPLOMËN SPECIALE NGA ORGANIZATA SEEMO

VJENË (AUSTRI) – Juria e Forumit Mediatik të Europës Lindore (SEEMO) dhe organizata CEI Award, nderoi me çmim special gazetarin dhe fotoreporterin e ATSH, për qarkun e Gjirokastrës, Telnis Skuqi, për dy shkrime investigative të botuar në rrjetin zyrtar të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, me temë: “Banorët e Kosinës që u rivarrosën si ushtarë grekë” dhe “Dy dokumenta zyrtare të falsifikuar përtej kufirit”.

“Juria vendosi të caktojë një Diplomë Speciale gazetarit shqiptar Telnis Skuqi, një korrespondent për Agjencinë Telegrafike të Lajmeve të Shqipërisë (ATA) në qytetin e Gjirokastrës, si njohje për punën në historinë hetimore në nivel lokal”, thuhet në komunikatën zyrtare të organizatës SEEMO.

Ndërkohë, juria unanimisht vendosi të dorëzojë Çmimin e Parë, për dy gazetarët sllovenë Matej Šurc dhe Blaz Zgaga, për punën e tyre të shquar hetimore mbi trafikuan e armëve në vendet e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

“Zgjedhja e tre gazetarëve Šurc, Zgaga dhe Skuqi, si fituesit e çmimit, këtë vit është në përputhje me kriteret kryesore të përzgjedhjes, cilësisë së raportimit, ndikimi në shoqëri e mesazheve, si dhe rreziqet personale që morrën gjatë kryerjes së detyrës”, thekson SEEMO.

Juria, e cila shqyrtoi 22 kandidatura nga 10 vende të CEI-t, ishte i përbërë nga Andrzej Godlewski, zëvendës drejtor i TVP1 (Poloni), Drago Hedl, Redaktor i të përditshmes Jutarnji List (Kroaci), Sasha Leković, gazetar i pavarur dhe trajner për Gazetari Hulumtuese (Kroacia / Serbi), Besar Likmeta, Redaktor i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese BIRN-Hulumtuese (Shqipëri), Mitja Mersol, themeluesi i Qendrës Ndërkombëtare të Medias (Slloveni-Austri), Adrian Mogos, Shef i Departamentit Hetimor të përditshme kombëtare Jurnalul (Rumani).

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s