Reportazh / E drejta për arsimim, dekadat kur biografia dhe miku nuk “pinë ujë”

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Imagjinoni për një çast, sikur të ktheheni 22 vite pas dhe do të dëshironit të vazhdonit studimet e larta. Keni dy fëmijë të mrekullushëm, të cilët kanë mesatare të admirueshme, megjithatë nuk keni mundësi t’i arsimoni, pasi fati i tyre nuk varet në dorën tuaj, por të disa pushtetarëve.

Në fakt, Ermira Lleshi, arsimtare, nga Elbasani, nëna e dy fëmijëve të rritur, një javë më parë, shoqëroi vajzën e saj në Universitetin e Sarandës, filial i Universitetit të Tiranës. Ajo sapo ka regjistruar vajzën e vogël në degën e ekonomisë, në vitin e parë.
“Nuk ka më bukur ku shikon fëmijët të rriten, të edukohen dhe të arsimohen pa vështirësi. Dikur kjo situatë ishte qesharake”, pohon Ermira me thjeshtësi.
Ermirës i duhen edhe 7 vjetë të dal në pension. Pavarësisht angazhimeve të saj për të sistemtuar vajzën në Universitet, ajo gjen kohë të bashkëbisedoj me mua.
Përpara vite 1990, numri i maturantëve që vazhdonin arsimin e lartë ishte i vogël, madje, sipas saj, e selektuar.
“Kush kishte mik gjatë sistemin komunistë, kishte shance për të “grabitur” një të drejtë studimi në Universitet. Mesatarja në arsimin parauniversitar kishte ndikim, por jo 100 përqind”, thotë Ermira.
Biografia, vijon Ermira, ishte hapi i parë, pastaj vinte mikun, në fund mesatarja.
“Personalisht janë arsimuar në Universitetin e Gjirokastrës, atëherë Instituti Pedagogjik. Im atë, sot nuk jeton më, ka luftuar me mish dhe me shpirt për të më arsimuar. Fal mikut arrita të diplomohem”, tregon Ermira, ndërsa shton se sot situata ka ndryshuar si nata me ditën.
Reformat arsimore që ka ndërmarrë vitet e fundit qeveria shqiptare, i jep mundësi çdo maturanti të vijojë studimet e larta, pa u penguar nga askush.
Biografia dhe miku aktualisht nuk “pinë uji”, mjafton të plotësosë formularin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), si dhe të kesh siguruar minimalisht pikën në provimet e Maturës Shtetërore.
“Ime bij e fitoj qysh në raudin e parë të drejtën e studimit, për shkak të mesataresh së lartë. Zgjodhëm Universitetin e Sarandës, për shkak se në këtë qytet, jeton prej disa vitesh, ime motër”, thotë Ermira.
Viti i ri akademik 2012-2013 ka sjellë një shtim të dukshëm të numrit të studentëve në filialin e universitar të Sarandës.
Nga 320 kuota pranimi, janë rregjistruar për të studjuar në filailin universitar të Sarandës rreth 300 studentë.
Edmond Gjoka, drejtori filialit universitar të Sarandës, thotë se pothuajse kuotat janë plotësuar në masën 90%, në të katërt degët që tashmë funksionojnë në këtë filail, në ekonomi, menazhim biznesi, gjuhë të huaja dhe infermjeri.
“Dega më e preferuar mbetet infermjera, në të cilën janë plotësuar të parat të gjitha vendet bosh për 100 studentë, po aq sa ishin edhe kuotat. Në degën ekonomik e menazhimk biznesi nga 150 vende, janë rregjistruar 130 studentë, ndërsa mësohet se në degën e gjuhës së huaj (anglisht) nga 70 fitues kanë dorëzuar dosjen me dokumentat përkatëse vetëm 46 studentë”, shprehet Gjoka.
Në tërësi, thekson Gjoka, numri i studentëve të rinj të filailit që fakulteti Ekonomik i Tiranës dhe dy fakultete të tjera kanë në Sarandë, është shtuar me rreth 300 studentë.
“Ky është viti i gjashtë i funksionimit të këtij filaili dhe me studnetët e rinj që kanë nisur studimet këtë vit akademik, ky insitucion i arsimit të lartë numëron tani njëmijë studentë gjithsej, që konsiderohet një rritje e shpejtë, brenda një peirudhe relativisht të shkurtër”, shpjegon Gjoka.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s