Reportazh / Gjirokastra, qyteti ku imigrantët gjejnë “parajsën”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Djemtë mblidhen çdo mëngjes tek sheshi “Omonia”, duke kërkuar punë, që do t’ua mundësojë të qëndrojnë edhe për disa ditë në tjera në qytetin e Gjirokastrës.

Si punëtorë ditorë ata përbëjnë një furnizim të lirë të krahut të punës, aq të dëshiruar për gjirokastritët, por edhe për zonat përrreth.
Për ta punë ka me shumicë deri në fund të muaj nëntor. Më pas ata largohen në vendlindje, ose qëndrojnë në “kurbet”, me shpresë për të prekur “ëndrrën helene”.
Prania e tyre është e domosdoshme si në verë dhe në dimër. Kur gjejnë klientë potencialë, ata bëjnë pazar, duan të fitojnë diçka, si për vetë, ashtu edhe për familjet që presin nga duart e tyre.
Neritan D., nga Elbasani, është një në shtatëqind punëtorët e krahut të lirë që pret çastin të fillojë punë. Është zgjuar qysh herët në mëngjes. Shiun e ka sfiduar, për të nuk është pengesë. Dy kilometra rrugë, nga lagjia “Zinxhira”, deri tek sheshi “Omonia”, e ka përshkruar me këmbë për 15 minuta. Transporti publik nuk punon në orët 05.00 të mëngjesit, ndërsa urbani e fillon punën dy orë me vonesë. Punëtorët ditorë janë kryesisht nga Elbasani, por nuk mungojnë edhe nga Lushnja, Fieri, Korça apo nga Librazhdi.
Bujqësia është sektori që përbën mundësi punësimi. Ndërtimi renditet i dyti në listë, ndërsa profesionet e tjera janë me pikatore, ose nuk janë fitimprurëse për krahun e lirë.
“Sivjet kam punuar në tokat e Dropullit dhe Lazaratit. Dita e punës shkon nga 15 mijë deri në 25 mijë lekë (të vjetra)”, thotë Neritani, që jeton si migrant prej shtatë vitesh në Gjirokastër.
Ai tha se në Elbasan është vështirë të gjesh punë, madje në rastin më të mirë paguhesh pak.
“Ato pak lekë që fiton në Elbasan nuk të dalin, ndërsa në Gjirokastër krahu i punës vlerësohet”, pohon Neritani me thjeshtësi, ndërsa shton se siguria në punë pothuajse është në nivelin zero.
Një vit më parë, dy punëtorë, njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Librazhdi, humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën, prej të cilëve tre u paralizuan për shkak të mungesës së masave të sigurisë.
Inspektoriati i Punës pranë Zyrës Rajonale të Punësimit për Qarkun e Gjirokastrës ka ushtruar disa herë kontroll, madje gjobat administrative nuk kanë munguar, por përsëri situata nuk ka ndryshuar.
Neritani habitet kur e pyet për masat e sigurisë, ai qesh. Për të nuk ka rëndësi jeta, por haku i punës.
“Një ditë të mos punoj, më dhëmb koka. Dua të jetoj pa shqetësuar njeri. Nëqoftëse, klientit i kërkon një gjë të tillë, jam i sigurtë që “fluturoj” nga puna”, pohon Neritani me sinqeritet.
Ndërkaq, sigurimi i jetës dhe shëndetit për këtë kategori është “një mollë e ndaluar”. Pavarësisht se ligji “Për Sigurimin Shoqëror dhe Shëndetësorë, parashikon vetësigurimin, asnjë migrant nuk i është drejtuar këtij institucioni.
Burime zyrtare nga Dega Rajonale e Sigurimit e vlerësojnë negative këtë situatë, por nuk pranojnë të intervistohen, pasi, sipas tyre, vetësigurimi është çështje individuale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s