Reportazh / Gjirokastër: Të verbërit që duan të shohin përkujdesjen e shoqërisë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Librat dhe kompjuteri janë dashuria më e madhe për gjirokastritin 28 vjeçar Fatjon Puçi, pavarësisht se 12 vite më parë ka humbur shikimin.

Dëshira për të mësuar dhe inteligjenca kanë bërë që Fatjoni ta zvëndësojë dritën e humbur të syve me dritën e pafundme të diturisë.
Ai flet me pasion të madh për shkollën, por nuk dëshiron që dikush ta paragjykoj apo ta nënvlerësoj.
Fatkeqësisht u verbua plotësisht në fillimshekullin e ri, në vitin 2000, buzë lumit Drino, teksa tentonte të kapte peshkë me tritol.
Fatjoni atë ngjarje pothuajse e ka harruar. Ishte dita më e keqe e jetës së tij. Humbi shikimin nga pakujdesia, megjithatë, siç thotë ai, “njeriu nuk duhet të thyhet përpara fatkeqësive”.
“E kam ëndërr të studiojë për juridikun në Universitetin e Tiranës. Më pëlqen të jem pjesë e atyre që mbrojnë ligjin dhe të jap drejtësi”, thotë Fatjoni, ndërsa nënvizon se të diplomohesh në drejtësi nuk është e lehtë.
“Natyrisht studimet për drejtësi nuk janë të lehta, por as të pamundura”, shprehet Fatjoni, pa hequr duart nga tastjera e kompjuterit.
Fatjoni zotëron mrekullisht me shkrim dhe me gojë tre gjuhë të huaja, italisht, anglisht dhe greqisht.
Sipas tij, gjuhët e huaja i ka mësuar pas incidentit, ndërsa qysh tani mendon të jetë i dobishëm për veten e vet, të lehtësoj familjen dhe të punoj ku t’i jepet mundësia.
Velo Muça, koordinatori i Shoqatës së të Verbërve në rrethin e Gjirokastrës, thotë se rasti i Fatjonit është krejtësisht i veçantë, pasi ai të gjitha të mirat materiale i ka fituar vetë, duke studjuar.
Në rrethin e Gjirokastrës, thotë Muça, janë regjistuar pranë shoqatës 220 anëtarë, prej të cilëve 150 kanë statusin e kategorisë së parë, ndëresa 70 kanë statusin e kategorisë së dytë.
Problemi më shqetësues, sipas Muçës, është siguria e jetës në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas tij, “njerëzit e shkopit të bardhë” nuk kanë asnjë tabelë sinjalizuese ku të lëvizin në qytet, madje infrastruktura vlenë për të dëshiruar.
“Shumë të verbërt aksidentohen ku eçin në rrugë. Banorët në përgjithësi janë dashamirësh, por nuk mungojnë edhe raste ordinere nga disa adolishentë”, pohon Muca.
Për të, shteti është kontribuesi më i rëndësishëm për këtë kategori.
“Fal ndihmës së shteti kemi arritur të mbijetojmë. Shumë të rinjë të verbër kanë përfituar bursa studimi dhe të gjithë sot janë të dobishëm për shoqërin”, specifikon Muca.
Një problem shqetësues për ta, thekson Muca, është heshtaja e pushtetin vendor, pasi, sipas tij, ata nuk figurojnë fare në prioritetet e këtij institucioni.
“Aktualisht ekziston një ligj për diferencimin e taksave dhe tarifave për të verbërit, magjithatë pushteti vendor nuk e respekton atë. Prej vitesh të verbërit paguajnë në shtet më pak se një taksapagues normal, ndërsa pushteti vendor nuk bënë diferencime. Për ta ne konsiderohemi njerëz të shëndetshëm, pavarësisht se neve na mungon drita e syve”, shprehet Muca.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s