Reportazh/ Ujësjellësi i Gjirokastrës, atje ku korrektesia e qytetarit “lexohet” mbrapsht

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Që kur mbaroi gjimnazin, Andri M., 18 vjeç, i ka bërë punët mirë, duke e pozicionuar veten si një djalosh i përgatitur për jetën.

Një herë të muaj, ai gjen tek koka e krevatit afro 10 mijë lekë, i fut në protofol dhe sa hap e mbyll sytë “fluturon” nga shtëpia për të shlyer faturat e energjisë elektrike, telefonit dhe ujin.
Fatmirësisht, faturat e CEZ-it dhe Albtelekomit i “heq qafe” për 30 minuta, pasi këto dy kompani private kanë investuar për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve, ndërsa ku vjen fjala për të shlyer faturën e ndërmarrjes së ujisjellësit dhe kanalizimeve të Gjirokastrës, Andri mundohet t’i përmbaj nervat.
Për të, ujësjellësi është një humbje kohe, shërbimi vlen për të dëshiruar, pasi kjo ndërmarrje nuk ka menduar qysh prej 22 vitesh si t’u vije në ndihmë konsumatorëve.
“Konsumatori nuk ka kohë të humbase. Sa herë shkoj tek ndërmarrja e ujeisjellësit për të shlyer detyrimet, arkëtaren e gjej duke pirë kafe”, thote Andri, duke shtuar se atmosfera ndryshon krejtësisht tek dy kompanitë private.
Sipas tij, kompanitë private ofrojnë shërbime të shpejt dhe mjaft produktive, pasi për ta klienti është gjithçka.
“Fatkeqësisht ky model nuk zbatohet nga ndërmarrja e ujesjellësit, madje të duket vetja i tepërt”, thekson Andri, tashmë student i vitit të parë në degën ekonomi pranë Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokaster.
Ndryshe nga Andri, Elefteria Gumi, 70 vjeçe, është munduar nga lagjia “Manalat” për të siguruar ujin, pasi ndërmarrja i ujesjellësit i ka prerë tubacionin për shkak se rezulton debitore.
Në fakt, për Eleferinë kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ajo shlyen në mënyrë korrekte faturat.
“Dy ditë më parë, dy punonjës të ujesjellësit shkëputën linjën pa trokitur në shtëpi. Im bir i paguan rregullisht faturat nëpërmjet bankës, pasi punon prej vitesh atje. Është e pafalshme që një nëpunëse e ndërmarrjes të marrë një vendim të tillë ekstrem pa u konsultuar më parë me klientin”, thotë Elefteria.
Ankesa e 70 vjeçares u verifikua dhe doli se ajo kishte të drejtë. Shefja e llogarisë e kishte ngatërruar Elefterinë me një tjetër, por dëmi u bë. Familja e saj qëndroj 48 orë pa uji, vetëm për një “gabim njerëzor”.
“Çfarë të të them. Jetojmë në vitin 2012 dhe ndërmarrja e ujisjellësit funksionon si kooperativë. Njerëzit kanë ndryshuar, por shërbimi nuk ka ndryshuar”, thote Elefteria, e cila mendon se tashmë kjo situatë duhej të ndryshoje në të mirë të konsumatorit dhe ndërmarrjes.
Sipas saj, nëqoftëse konsumatori gjen shërbim cilësor, atëherë dhe të ardhurat e ndërmarrjes do të jetë maksimale.
“Personalisht nuk dua të paragjykoj tarifën, pavarësisht se fatura nuk vjen në shtëpi, por në vend që të “vrapojë” ndërmarrja pas konsumatorit, ndodh e kundërta, “vrapon” konsumatori pas ndërmarrjes”, argumenton Elefteria, ish-pedagoge, ndërsa nënvizon se një ndërmarrje kaq e rëndësishme për komunitetin gjirokastrit, që nuk investon për të ndryshuar performacën e saj, sjell kaos dhe akoma më keq, falimenton.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s