Reportazh / Krimbi shfarosë palmat e Sarandës. Bashkia vihet në alarm

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Kur inxhinjeri i mjedisit Kristo Kauriti, një vit më parë, paralajmëroi për rrezikun e shfarosjes së palmave të Sarandës nga një virus i rrezikshëm, të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak e quajtën të cmendur. Disa prej tyre, shkuan më tej, duke e ironizuar atë, por sot këto pemë gjendet të kërcënuara.

Palma, pema tipike e qyteteve bregdare, po zhduket nga Saranda dhe për këtë arsyje, pushteti vendor ka ngritur një shtab shpëtimi.
Për të shpëtuar palmat, ka nisur prerja e rrënjëve të degraduara prej krimbit (virusi).
“Deri tani janë identifikuar shtatë rrënjë të prekura, shumica e tyre gjenden në parkun “Miqësia”, pranë shatërvantit të qytetit”, thotë Kristo, ndërsa shton se tashmë pushteti vendor është ndërgjegjësuar për situatën.
Sipas tij, insekti keqbërës është një buburec i kuq, i cili kalb gjethen dhe u lë palmave vetëm trungun.
“Ky dëmtues, me prejardhje nga Egjypti, është shfaqur frikshëm në vitin 2005 në Greqi dhe Itali”, tregon Kristo.
Ziso Kapurani, specialist i mbrojtjes së bimëve në Sarandë, që është pjesë e shtabit shpëtues të palmave, thotë se fatmirësisht disponohen të gjitha insekticidet (ilaëet) e duhura për të fituar palmat e prekura dhe për të izoluar përhapjen e buburecit degradues të degëve dhe brejtës të trungut të palmave.
“Insekti është kapur me vonesë, por aktualisht ka nisur bombardimi me preparate, si masë parandaluese ndaj përhapjes së dëmtusit. Masat janë komplekse, duke nisur me profilaksinë me anë të spërkatjes, për të vijuar me prerjen e rrënjëve në rastet e degradimit vegjetativ, që përfundon me djegjen e mbetjeve, së bashku me insektin që vepron si brejtës e depërton deri në brendësi të trungut të palmës”, thotë Kapurani, teksa nënvizon se gjatë aksionit janë prerë rreth 150 palma që mund mund të shpëtoni, ndërsa tranportimi i tyre është bërë i ambalazhuar, për të shmangur përhapjen.
Rajmonda Gjoni, nënkryetare e bashkisë së Sarandës, njëherazi kryetare e shtabit të shpëtimit, thotë se pushteti vendor ka nisur një fushatë sensibilizimi për të informuar qytetarët për rrezikun që shfaq bubureci i kuq.
Një ndër apelet e saj i është drejtuar biznesit privat, pronarëve të hoteleve e lokaleve të shërbimit, që të njëjtën luftë për parandalimin ose shpëtimin e palmave, të bëjnë edhe ata, duke siguruar se nuk do t’u mungojë asistenca shkencore e specialistëve të bashkisë dhe partnerëve të saj.
“Palma është pema historike e Sarandës, pasi shumica e rrënjëve të tyre janë mbjellë mbi 70 vite më parë”, shprehet Gjoni.
Gjoni thekson se ky insekt ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në qytetin e Otrantos (Itali), disa muaj më parë.
“Personalisht jam rritur qysh në fëmijëri me këtë pemë simbolike. Ndihem fajtore që nuk reaguam më shpejt, por më mirë vonë se kurrë”, thotë Gjoni me sinqeritet, ndërsa thekson se shtabi që ajo drejton, do të mbikqyrë të gjitha palmat e prekura nga virusi dhe ato që janë dëmtuar do të zëvendësohen me të reja.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s