Reportazh/ Gjirokastër: Qyteti ku çmimet e produkteve bujqësore “vrapojnë drejt qiellit”

Nga Telnis Skuqi
REPORTAZH – Një ditë më parë, Vasilika G., ish-mësuesja e matematikës në qytetin e Gjirokastrës, u kthye duarbosh në shtëpi nga tregu i frutave- perime.
Tregtarët i kishin rritur çmimet me 20%, gjë që detyroi pensionisten të hiqte dorë nga disa produkte.

“E kanë bërë zakon këta tregtarët. Sa herë vijnë festat i ngrejnë çmimet në stratosferë”, thotë Vasilika e revoltuar, ndërsa nënvizon se kjo ekonomi tregu nuk mund të quhet e lirë.
“Nuk kanë faj tregëtarët. Mungon “shkopi” (shteti), pasi askush nuk i kontrollon këta matrapaze”, shton 69-vjeçarja, nëne e tre fëmijëve të rritur.
Vasilika mendon se shteti duhet të jetë rregullator, për të ndaluar, sipas saj, abuzimin me çmimet.
“Konsumatori duhet të reagoje, ndërsa institucionet e specializuara duhet t’i tregojnë vendin tregtarit të pangopur, i cili kërkon të shumëfishoje fitimin në emër të ekomomisë së lirë”, thote ajo, ndërsa nënvizon se tregtari ende nuk e kanë kuptuar se konsumatori është mbret i tregtisë.
“Kur ta marrin vesh një fakt të tillë do të jetë tepër vonë, pasi konsumatori nuk të fal, por të falimenton”, specifikon Vasilika.
Prej 22 vitesh, në Gjirokaster, në jug të vendit, çmimet e produkteve bujqësore dhe blegtorale “vrapojnë drejt qiellit”, sidomos në festat tradicionale. Zyra rajonale e tatim-taksave dhe konsumatori ndihen të pafuqishëm përballë tregtarëve.
“Jemi përpjekur t’a frenojmë këtë fenoment, por kemi dështuar”, shprehet Nikolla G., specialist pranë zyrës së tatim-taksave. Sipas tij, tregu i fruta-perimeve në qytetin e Gjirokastrës është në varësi të pushtetit vendor.
“Si institucion nuk ndërhyjmë dot për të penalizuar tregtarët matrapaze, pasi ky treg kontrollohet direkt nga Bashkia e Gjirokastrës”, pohon Nikolla, ndërsa shton se konkurrenca midis tregtarëve pothuajse nuk ekziston.
Specialisti i tatim-taksave thekson se produktet bujqësore shiten në mes të trotuarit, pas asnjë kontroll sanitar. “Kjo lloj tregtie duhet të marrë fund, pasi përveçse është abuziv, dëmton shëndetin e konsumatorit”, shpreh Nikolla shqetësimin e tij.
Lidhur me këtë problem, Bashkia e Gjirokastrës e vlerëson situatën alarmante.
“Është e vërtetë që çmimet e produkteve bujqesore e blegtorale kanë pësuar rritje, por fatkeqësisht nuk është pushteti vendor që orienton tregun, por konsumatori”, shprehet një zyrtar i lartë i pushtetit vendor, që preferoi të ngelet anonim.
Sipas tij, shqetësuese për pushtetin vendor është tregtia e pakontrolluar e produkteve.
“Është e vërtetë që produktet bujqësore po tregtohen në trotuar dhe së shpejti policia bashkiake do të ndërmarrë një aksion. Trotuari është për kombësorët, nderkohe qe fermerët tregtarë po vështirësojnë lëvizjen e banorëve”, thotë ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s