KËLCYRË / Eksploziv kryqit metalik në varrezat e ushtarëve grek. Policia nis hetimet

KRYQI METALIK-KELCYRE-17 SHKURT 2013_photo Telnis SkuqiNga Telnis Skuqi
KËLCYRË – Kryqi mbinatyrore metalik dymetrosh, i vendosur 20 vite më parë, në varrezet ku prehen eshtrat e ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke, në vitin 1940-1941, në fushën e Mezhgoranit, rreth 10 km larg qytezës së Këlcyrës, është dëmtuar plotësisht nga persona ende të paidentifikuar, njoftoi dje policia e Përmetit, në jug të vendit.

“Ngjarja mendohet se mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë policia ka nisur një hetim për të verifikuar personat që kanë dëmtuar kryqin metalik”, thuhet në kominikatën e policisë.
Policia mendon se ndaj kryqit metalik është përdorur lëndë plasëse, por ende nuk është përcaktuar lloji i saj.
“Procesi është në hetim. Shpresojmë që fal provave materiale të identifikohen autorët”, tha për gazetën “Metropol” një drejtues i lartë i policisë lokale, që preferoi të ngelet autonim.
I njëjti zyrtar tha se fatmirëisht kryqi metalik nuk është grabitur. Ajo ndodhet tre metra larg vendngjarje dhe këtë incident është njoftua dhe Kisha Autoqefale.
Ndërkohë, banorët e fshatit Mezhgoran, shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dëgjuar shpërthime apo ka parë lëvizje të dyshimta.
“Jemi habitur nga kjo ngjarje e paprecendent. Fusha e Mezhgoranit, ku prehet eshtrat e ushtarëve greke, njihet si i tillë qysh prej vitit 1966. Kërkojmë që autorët të vihen përpara drejtësisë, pasi shqiptarët nuk e kanë zakon të dhunojnë varret, kushdoqoftin ato”, shprehet Naim K., 75 vjeç, pensionist.
Ky është i pari rast, në jug të vendit, që një kryq mbinatyror, i vendosur për nder të ushtarëve greke dëmtohet nga persona të paidentifikuar. Kryqi metalik ishte vendosur në fillim të vitit 1992 nga përfaqësues të Kishës Autoqefale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s