Diplomat false, një “grip” i përhapur në jug të vendit

NJE DIPLOME E FALSIFIKUAR

NJE DIPLOME E FALSIFIKUAR

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Në jug të vendit, shumë institucione arsimore, por edhe gjyqësori, kanë rënë viktimë të diplomave falso.
Afro tetë vite më parë, dy ish drejtues të Shtëpisë së Fëmijës, u detyruan të lëshojnë karrigen e institucionit, njëri pas tjetërit, pasi diplomat e arsimit të lartë figuruan të falsifikuara.

Atëherë, ish ministrja socialiste e Punëve Sociale, Valendina Leskaj, ndërmorri një aksion për pastrimin e administratës, ku fatkeqësisht shumë të “diplomuar” u detyruan të vetëlargohen.
Rasti i falsifikimit të dokumentave zyrtare u shfaq edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, ku një ish-pedagog i degës së greqishtesh, u shkarkuar nga detyra, pasi rektori i këtij instituconi të rëndësishëm arsimor konstatoi falsifikim të dokumentave zyrtare përtej kufirit.
Ish-drejtoresha e arsimit në rrethin e Sarandës, Linda Vasho, thotë se raste të tilla të falsifikimet të dokumentave arsimore ka ndodhur, ka dhe do të ketë në të ardhmen.
“Gjatë qëndrimit tim mbi 3-vjeçar, kam konstatuar disa raste flagrante, por mbaj mend një rast ku mësuesja nuk kishte përfunduar as arsimin e mesëm”, shprehet Vasho.
Sipas saj, verifikimi i diplomave është një proces i vështirë, duhet kohë, si dhe burime të specializuara njerëzore.
“Fatkeqësisht arsimi i ciklit parauniversitar ndihet i pambrojtur nga falsifikimet e dokumentave zyrtare. Mendoj se ka ardhur koha që të ndërtohet një tjetër strukturë ligjore për të parandaluar falsifikimet”, thotë Vasho, ndërsa shton se pjesa më e madhe e diplomave universitare janë falsifikuar gjatë vitit 1997, ku pothuajse të gjitha universitetit u grabitën dhe u dogjën.
Në fakt, falsifikimi i diplomave arsimore nuk ka prekur vetë ciklin parauniversitar, por edhe atë universitar.
Në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, një pedagog u shkarkuar nga detyra, pasi figuronte me diplomë falso, ndërsa një pedagoge e ekononomikut kishte rënë viktimë e doktoraturës, pasi një universiteti privat nuk ishte akreditur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe gjithë investimi i saj shumëvjeçarë u shumëzua me zero.
Rreth dy muaj më parë, Zyra e Burimeve Njerëzore të Universitetit e Gjirokastrës, u bë skenë e një grabitjeje.
Pothuajse të gjithë doktoraturat dhe masterat e pedagogëve të departamentit të ekonomikut u “rrafshuan” brenda një nate. Askush nuk u penalizuar, pavarësisht se policia hetimore nisi një hetim të plotë.
Falsifikimet e dokumentave zyrtare është përhapur si “si vaj në laktra” në të gjithë adminstratën shtetërore, madje edhe sistemi i drejtësisë ka rënë preh e një “gripi” të shëmtuar.
Në Gjykatën e Sarandës, një psikologe figuron si e tillë, pavarësisht se asnjëherë nuk ka përfunduar arsimimin e lartë apo specializim në Gjermani, siç ka deklaruar ajo vet në seancat gjyqësore.
Nga një investigim i shpejt, rezulton se Laureta Roshi, 45 vjeçe, figuron e paarsimuar. Në asnjë dosje civile apo penale, ku psikologia Roshi është thërritur për të dhënë mendimin e saj, nuk ekziston asnjë dokumentacion që vërteton arsimimin e saj.
Faktet flasin kundëra saj. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, hedh poshtë të gjitha pretendimet e “psikologes”, e cila thotë se disponon një diplomë të Ciklit të Ulët.
“Laureta Roshi nuk ekziston në regjistrin themeletar të këtij institucionit”, konfirmon zyrtarisht Juli Qeretja, sekretarja e Ciklit të Ulët pranë Universitetit të Elbasanit.
Qeretja nënvizon se sipas aktit normativ të Këshillit të Ministrave, të miratuar në vitin 1998, parashikon që të gjithë ish studentët që kanë mbaruar Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit përpara vitit 1997, janë të detyruar të depozitojnë pranë sekretarisë diplomën, listën e notave origjinale, si dhe një kërkesë për rivlerësimin e dokumentave, gjë që Roshi nuk e ka bërë për 16 vite.
“Çdo ish-student apo studente që është arsimuar pranë Universitetin të Elbasanit, përpara vitit 1997, dhe, që disponon diplomën dhe listën e notave origjinale, është i detyruar, sipas ligjit, të “legalizoj” dokumentacionin, në rastë në kundër, ajo quhet nul (zero)”, shprehet Qeretja, ndërsa nënvizon se gjatë trazirave të vitit 1997, shumë diploma të Ciklit të Ulët u grabitën.
Edmond Kore, jurist, nga Gjirokastra, thotë se Zyra e Burimeve Njërëzore është sektori ku mund të parandalohet depozitimi i dokumentave të falsifikuara.
Për të nisur një punë, pohon Kore, qoftë me kohë të plotë apo të të pjesshëm në administratën publike, shefi i burimeve njerëzore krahës disa dokumentave ligjore, duhet të kërkoj detyrimisht diplomën dhe listën e notave origjinale, ku më pas të noterizohet.
Sipas tij, burimet njerëzore nuk ka të drejtë të depozitoj pranë institucionit dokumenta të panoterizuar, pasi vlerësohet si shkelje e rëndë ligjore dhe është e dënueshme penalisht për “shpërdorim detyre”.
Më tej, juristi Kore, thotë se përgjegjësi penale mban edhe punëkërkuesi, i cili paraqet dokumenta të falsifikuara.
“Rasti i Roshit është i rëndë. Gjykatësi nuk mban përgjegjësi për dokumentet që paraqiten me barrën e provës, në formën e përcaktuar nga ligji, por individi duhet të përgjigjen penalisht mbi pavërtetësinë apo pavlefshmërinë e dokumenteve të paraqitura”, shprehet Kore.
Nisur nga sa na tregoi juristi gjirokastritë, ka ardhur koha që raste të tillë të mos përsëriten më, që askush të mos guxoj të ndërmarrë një veprim të tillë në të ardhmen.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s