Skandal / Një e paarsimuar psikologe në Gjykatën e Sarandës

Dokumentat e falsifikuar te psikologes.

Dokumentat e falsifikuar te psikologes.

Nga Telnis Skuqi

SARANDË – Harallamb I., 29 vjeç, babai i dy binjakeve të mitura, pas një martese 5-vjeçare ka vendosur të divorcohet. Për të, gjykata është tempulli ku ligjërohen ndarja familjare.

Në fillim të seancës gjyqësore, Harallambi, i vrarë shpirtërisht, kërkoi ndihmën e psikologes, gjë që gjykatësi Rasim Doda e mori parasysh kërkesën e tij.

Në seancën e dytë, tre psikologe u paraqitën në sallën e gjyqit, por gjykatësi përzgjodhi Laureta Roshi, që sipas deklaratës së saj, rezulton se 45 vjeçarja është specializuar në Gjermani.
Për të bindur trupin gjykues, psikologia Roshi, ka depozituar pranë sekretares së seancës, Katerina Kulo, çertifikatën e QKR-së (Qendra Kombëtare e Regjistrimit), me status “person fizik”, por jo diplomën e specializimit 1-vjeçar.
Fatkeqësisht, Harallambi e humbi gjyqin, por bashkë me të edhe kujdestarin e fëmijëve.
Në vendimit e dt. 4 dhjetor 2012, nr. 21001-01972-23-2012, gjykatësi Doda vendosi të marrë mendimin e specializuar të psikologes, Laureta Roshi, e cila shkruan: “…Sygjeroj se për zhvillimin e mirë të fëmijëve, vajzat binjake është mirë, për moshën e mitur, të qëndroj me nënën…”, gjë që Harallambi e pranoi vendimit e drejtësisë.
Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit të Sarandës, thotë se të jesh psikolog në seancat gjyqësore është një profesion i vështirë, kërkon eksperiencë, si dhe mirëarsimim.
“Kompetencë për të thërritur psikolog nuk e ka gjykata, por gjyqtari i çështjes. Psikologu ose psikologia duhej të depozitoj pranë sekretarisë diplomën dhe listën e notave origjinale, në rast të kundërt refuzohet”, shprehet Çela.
Në fakt, në asnjë dosje civile apo penale, ku psikologia Laureta Roshi është thërritur për të dhënë mendimin e saj, nuk ekziston asnjë dokumentacion që të vërtetoj arsimimin e saj, përveç çertifikatës së QKR-së.
Lidhur me këtë problem, Gjykata e Sarandës, ka pranuar zyrtarisht mungesën e dokumetacionit të “psikologes” Roshi.
“Fatkeqësisht, nuk disponojmë asnjë dokumentë ku të vërtetohet arsimit në degën e psikologjisë të Laureta Roshit”, tha Xhevair Guga, kancelari i Gjykatës së Sarandës.

Universiteti i Elbasanit

Sipas një “curriculum vital”, që vetë Laureta Roshi ka paraqitur pranë Gjykatës së Sarandës, rezulton se ajo është diplomuar në degën e ciklit të ulët në Univeritetin “Alesandër Xhuvani” të Elbasanit. Më pas ka kryer një kurs një vjeçar për psikologji në Baden të Gjermanisë, ndërsa aktualisht ndjek një master për komunikim dhe arkiviste në Fakultetin e Historisë, pa përcaktuar se në cilin universitet.
Burime zyrtare nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, e hedh poshtë pretendimit e saj.
“Fakeqësisht kjo ish studente (Laureta Roshi) nuk ekziston në rregjistrin themeletar të këtij institucionit”, konfirmon zyrtarisht Juli Qeretja, sekretaria e Ciklit të Ulët pranë Universitetit të Elbasanit.
Qeretja nënvizon se sipas aktit normativ të Këshillit të Ministrave, viti 1998, të miratuar në vitin 1998, parashikon që të gjithë ish studentët që kanë mbaruar Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit përpara vitit 1997, janë të detyruar të depozitojnë pranë sekretarisë diplomën, listën e notave origjinale, si dhe një kërkesë për rivlerësimin e dokumentave.
“Çdo ish-student apo studente që është arsimuar pranë Universitetin të Elbasanit, përpara vitit 1997, dhe, që disponon diplomën dhe listën e notave origjinale, është i detyruar, sipas ligjit, të “legalizoj” dokumentacionin, në rastë në kundër, ajo quhet nul (zero)”, shprehet Qeretja, ndërsa nënvizon se gjatë trazirave të vitit 1997, shumë diploma të Ciklit të Ulët u grabitën dhe më pas arkivi u dogj.
Qeretja nuk dëshiron të paragjykoj diplomën e saj, por natyrshëm pyet me habi: “Pse ish-studentja, prej 16 vitesh, nuk ka bërë një kërkesë pranë sekretarisë për rivlerësimin e dokumentacionit të saj arsimor?!”.

Flet juristi Edmond Kore

Edmond Kore, jurist, nga Gjirokastra, pohon se për të nisur një punë, qoftë me kohë të pjesshme apo të plotë në administratën publike, shefi i burimeve njerëzore krahës disa dokumentave ligjore, kërkon detyrimisht diplomën dhe listën e notave origjinale, ku më pas noterizohen.
“Më bënë përshtypje, se si është e mundur që një 45-vjeçare, që kërkon punë në administratën shtetërore apo publike, sipas ligjit, nuk paraqet të noterizuar dokumentacionit arsimor, sepse sipas statusit të arsimimit vlerësohet edhe paga e individit”, thotë Kore.
Sipas tij, shefi i burimeve njerëzore nuk ka të drejtë të depozitoj pranë institucionit dokumenta të panoterizuar, pasi vlerësohet si shkelje e rëndë ligjore dhe është e dënueshme penalisht për “shpërdorim detyre”.
Më tej, juristi Kore, thotë se përgjegjësi penale mban edhe punëkërkuesi, i cili paraqet dokumenta të falsifikuara.
“Rasti i Roshit është i rëndë. Gjykatësi nuk mban përgjegjësi për dokumentet që paraqiten me barrën e provës, në formën e përcaktuar nga ligji, por individi duhet të përgjigjen penalisht mbi pavërtetësinë apo pavlefshmërinë e dokumenteve të paraqitura”.
Kore thotë se për të nisur një kurs 1-vjeçar në psikologji, sidomos në Gjermani, duhen të plotësohen disa kritere.
“Një kurs psikologjie në Gjermani kushton “qimet e kokës”. Jo çdo kush mund ta bëj. I interesuarit duhej të dijë shkëlqyeshëm gjuhën angleze, pasi komunikon me terma shkencor, si dhe të ketë paguar nëpërmjet një banke të nivelit të dytë tarifën vjetore të kursin, gjë që, mesa di unë, kjo “psikologe” nuk e ka paraqitur si prova dytësore në Gjykatën e Sarandës”, thotë Kore, ndërsa nënvizon se përpara se të fillosh një kurs profesional jashtë vendit, diploma duhet të legalizohet në Universiteti i Elbasanit, më pas të njësohet nga Ministria e Arsimit dhe ligjërohet në Ministrinë e Jashtme.
Personalisht, vijon Kore, “psikologia” Laureta Roshi ka paraqitur pranë Gjykatës së Sarandës vetëm çertifikatën së QKR-së.
“Si është e mundur që një dokumentë i tillë “bredh” lirshëm nëpër zyrat e shtetit. Si guxon një individe të bëj një veprim të tillë skandaloz. Ka ardhur koha që këta persona të penalizohen, që askush të mos guxoj në të ardhmen të ndërmarrë një veprim të tillë, si rasti i Roshit”, pyet dhe përgjigjet Kore.

Flet psikologu Maliqi

Bardhyl Maliqi, është një tjetër specialist i njohur në fushën e psikologjisë, mësimdhënës prej disa vitesh i kësaj lënde në shkollën e mesme të Sarandës.
Edhe ia thotë se ka qenë i kërkuar dhe i futur ne rrethin e ekspertëve të fushës nga gjykata e Sarandës.
Lidhur me praktikën e aplikimit për të fituar këtë status, Maliqi tregon se ka aplikuar duke dorëzuar dokumentin e përfundimit të studimeve të larta e diplomimin e tij si mësues i lëndëve filologjike, si dhe dëshminë e specializimit që ka kryer qysh në vitet e moznimit për psikologji dhe dëshmi të tjera që ka fituar duke marrë shkallë të reka kualifikimi si këshillues në fushë të psikologjisë.
Megjithëkëto, ai thotë, se paraqitet gjithnjë e më rrallë me statusin e psikologut në gjykatën e Sarandës. Arsyeja është, se sipas tij, çdo punë dhe çdo përkushtim i trehuar për të bërë ekspertin shkon dëm e nuk ka asnjë vlerë.
“Pavarësisht nga puna e lodhshme e psikologut, që hyn në jetën e në psikologjinë e tjetrit, pavarësisht nga bindja që ka krijuar dhe pavarëisht nga rekomandimi që kam dhënë unë për zgjidhjen që duhet të japë gjykata për çështje të caktuara, ato nuk janë marrë në konsideratë, pasi ndodh rëndom që gjyqtarët e paracaktojnë zgjidhjen dhe e blejnë apo e shesin rastin, duke vepruar si në një merkato sportistësh”.
Maliqi thotë se kjo mënyrë sjelljeje dhe kjo mënyrë e vërtitjes së ligjit dhe drejtësisë, nuk ka asnjë qasje me moralin e tij dhe kjo e ka bërë të qëndrojë më shumë i tërhequr se sa i përfshirë në seancat gjyqsore, që kanë nevojë për asistencë të tij, në cilësinë e psikologut apo të këshilluesit.
Pyetjes sonë se si duhet ta kuptojmë që homologë të tij, përfshi edhe zonjën Laureta Roshi, janë të kërkuar nga gjyqtarë të veçantë dhe ashtu si disa të tjerë edhe ajo vazhdon të shërbejë, ai iu përgjigj duke thënë se e njeh edhe këtë realitet. “Për mua ky është një kompromis që ata bëjnë me vetveten dhe me misionin e psikologut, duke u pajtuar me zgjidhjen që dikton gjyqtari dhe vetëm firmoset sa për të përfituar shumën e caktuar të pagesës prej 5000 lekësh për çështje, e cila shpesh pjesëtohet me gjyqtarin, me kushtin që ai të të angazhoijë sërish në çështjet vijuese”.

Gjykata e Sarandës dhe çertifikata e Lauretës

Nisur nga sa na tregoi psikologu Bardhyl Maliqi, për procedurat e ndjekura prej tij për plotësimin e dosjes së vet në gjykatë, përpara se të merrej me dosjen e të tjerëve, shpresuam që të na viheshin përpara një tog me dokumente personale edhe në rastin e Laureta Roshit.
Por dosja e saj as dosje nuk mund të quhej, pasi “rekrutimi” i saj si psikologe këshilluese e seancave gjyqsore, është bërë me një fletushkë të vetme.
Emrit të saj i korrespondon një dokument i vetëm, që është çertifikata e regjistrimit në QKR Sarandë. Ajo mban numrin serial SN171332-09-12, dt. 19.09.2012.
Informacioni që vjen nga kjo çertifikatë saj është tejet i cunguar. Sipas kësaj çertifikate, Roshi, rezulton të jetë person i tatueshëm dhe person fizik me status aktiv, ku nuk mungon të shkruhet edhe adresa e banimit, që është: Vlorë, Sarandë, Lagja Nr.1, Rruga e Flamurit, Ndërtesë dykatëshe, Kati i dytë. Thjesht me këtë çertifikatë i është dhënë zonjë Roshi një numër identifikimi (NUIS) nga sporteli i shërbimit në QKR të Sarandës, nënshkruar nga Besmir Aliko.
Me këtë çertifikatë, në Gjykatën e Sarandës i është hapur çdo derë zonjës Laureta Roshi. Atje ka dalë krejtësisht e panevojshme që asaj t’i kërkohej të depozitonte minimalisht diplomën e shkollës së lartë, të noteruar dhe sidomos çertifkikatën e specializimit që ajo pretendon se ka kryer në specialitetin e këshillueses psikologe, për t’i besuar asaj ekspertizën dhe asistencën në fushë të psikologjisë për të mitur, adoleshentë e fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje ligjore në rrethin e çështjeve gjyqsore të gjykatës së Sarandës.

Hesht “psikologia” Laureta Roshi

Gjatë një komunikimit me postë elektronike (e-mail), “psikologia” Laureta Roshi, nuk ka pranuar të prononcohet, por ka thyer personalisht gazetarin investigues, duke përdorur format të ndryshme presioni.
“Telnis nëse je vërtet gazetar dhe ndoshta ka zbuluar krim të falsifikimit të dokumentave shtetërore, pse nuk e ke kallëzuar?!”, pyet Roshi, ndërsa shton se “Të shkuara!!! Me Laureta Shpetim Roshi je gabim!! Ti e ke që në gjeneze ligësinë dhe intrigën, se po të ishte ndryshe do të kishin mbajtur dhe jo lëshuar (duke u marrë me jetën time)”.
“Aktualisht ka një master shtetëror në Fakultetin e Historisë për komunikimin dhe arkivistiken (pa përcaktuar universitetin), kërko dhe aty, kërko dhe në shkrimet e tua mbi projektet e mia ku mungon rastësisht emri im përherë”, akuzon Roshi gazetarin.
Pyetjes sonë lidhur me diplomën e falsifikuar të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që nuk figuron në regjistrim e këtij institucionit arsimor, Roshi ka preferuar të hesht, por nuk ka nguruar të kërcënoj familjen time.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s