KOMENT / Tung o qyp!!!!

TUNG O QYPNga Telnis Skuqi

Dikush sot tentoj të më prish humorin. U informova se një gazetar prej vitesh në ALPO TV, miku im, u pushua pa të drejtë nga puna, për shkak se pronari i televizionin, Aristotel Petro, u degjenerua një ditë më parë me protestën e tij qesharake.

Gazetari quhet Endri Keraj, një djaloshar simpatik dhe tepër i talentuar. Disa kolegë të mi, tentuan të kontaktojnë me pronarit, për t’u informuar për motivim e shkarkimit nga puna.
Për të, shkaktarë janë gazetarët gjirokastritë, të cilët nuk u bashkuan më 3 maj, Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve. Si zgjidhje gjeti “fijen e këputur”, gazetarin Keraj.
I verbuar nga dështimi dhe i paaftë “për të goditur gomarin”, mendoj të qëlloj samarin.
Personalisht, nuk më bëhet vonë se kë “fluturon” nga puna ai, është problemi i tij. Ajo që mua më dhemb është idiotësia e tij.
Kujton se duke hequr gazetarin Keraj nga puna, do të më mbyll gojën.
E ke gabim o qyp!
Unë karrigen nuk e kam pronë private, po kalemin nuk pa heq dot nga dora.
Ti je një frikacakë! Ti je një burracak! Ti je një ordiner i vonuar!!!
Pasi ke dështuar me televizionin tënd, kërkon që krizën tënde ta transportosh tek mua.
Nuk më bëhet vonë. Hiqi të gjithë nga puna, madje poshtëroj, siç i poshtërove dje, duke nxjerrë gazetarët e ALPO TV në sheshin “18 shtatori” për të protestuar ndaj kolegëve. Këtë mbështetje nuk e gjete. I vetmi që të mbështeti ishte Miloja dhe Mërtiri, përkatësisht vëllai dhe babai yt. Nuk kam asgjë personale me ta. I respektoj që nuk të braktisën.
Veprimi që bërë sot ishte një turp për Ty. Dje në monologun tënd fole për të drejtën e fjalës, por harron që e drejta jote mbaron ku cënon tjetërin.
Endri, një djalë gjysëm jetim, që jeton me djerrsën e ballit, kurrë nuk të ka braktisur, por Ti e braktise atë, duke e hedhur sot në rrugë.
I the pa menduar dy herë “Je i pushuar!!!!”. Motivi ishte se është mik i gazetarëve “rebelë”. O qyp, ai të ka respektuar edhe pse e ke poshtëruar. Punoj për ty me pastërti për vite dhe Ti i vodhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Punonte nga mëngjesi në darkë dhe kurrë nuk tu ankua. Çfarë pate me të???!!!
Ta them unë. Je i vogël të kuptosh çfarë është media. Për ty rëndësi ka të shfrytëzosh njerëzit, të vendosësh tabela të paligjshme në pronën publike, të denigrosh gazetarët, si dhe të gjobitësh qytetarët, siç ke tentuar me mua. Për ty nuk ka rëndësi emri, por numri, ashtu si Hitleri që çifutët nuk i fliste me emër, pavarësisht se ishin shkencëtar, gazetar, mjekë apo intelektual.
Ti mund të jesh milionerë, mund të jesh bukurosh i shëmtuar, mund të jesh biznesmen i dështuar apo intelektual i vonuar, siç ke deklaruar vet zotërote, por Ti nuk e kupton se brenda kafkës nuk ke asnjë gram tru, prandaj të them “O qyp!!!!”.
Ti nuk je në gjendje të ruash votën tende. Gomari është më i zoti se ty. Ai punon, ulëret dhe lëviz, ndërsa ti edhe ku flet mban syze mbi kokë, siç bërë dje me monologun tend, që u bërë qesharakë në sheshin “18 shtatori”.
Bëj çfarë të duash me pronët tënde. Digje po ke dëshirë, por të garantoj se unë do të quhem Telnis Skuqi, gazetar prej 14 vitesh, i cili në fëmijëri është rritur jetim, pa nënë e babë dhe sot jam dikush, jo fal teje, por fal genit tim të mbijetsësh.
Tung o qyp!!!!

Advertisements

2 Komente

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s