GJIROKASTËR: AUTOMJETI DEL NGA RRUGA. HUMBIN JETËN TRE PERSONA

AKSIDENT-GJIROKASTER-30 QERSHOR 2013 (3)GJIROKASTËR – Tre pjestarë të familjeje humbën jetën aksidentalisht në afërsi të fshatit Mashkullorë, pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, njoftoi sot policia lokale, në jug të vendit.

“Luan, Laurent dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62, 28 e 57 vjeç, që të gjithë lindur në Përmet dhe banues prej vitesh në Sarandë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi automjeti
tip “Fiat Punto”, me targa greke ZHI 7934, ka dalë nga rruga dhe më pas ka shpërthyer”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia tha se aksidenti mund të jetë shkaktur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
“Në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë metër frenim, c’ka nënkupton se drejtuesi i automjetit, tashmë viktimë, e ka zënë gjumi”, nënvizon policia.
Të njëjtat burime thanë se viktima ishte duke udhëtuar drejt Sarandës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s