BASHA: MAZHORANCA FITUESE E 23 QERSHORIT ËSHTË NJË KOALICION JOPËRFAQËSUES

BASHA-GJIROKASTER-7 KORRIK 2013 (10) Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka shpalosur sot, në qytetin e Gjirokastrës, platformën e tij në garën për kreun e Partisë Demokratike (PD).

Në fjalën e tij, Basha ka bërë një analizë të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke u ndalur edhe tek përgjegjësitë, ndërsa është shprehur se kjo forcë politike do të mbroj administratën deri në denoncime publike dhe masa ligjore.
“Bashkëpërgjegjës jemi të gjithë. Personalisht do të angazhohem që në përputhje me vendimin e kryesisë të nxjerrim përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Unë ndodhem këtu pikërisht prej këtij sensi, pa asnjë ambicie personale, pa asnjë dëshirë apo urim që kjo ditë të kishte ardhur. Por me sensin e përgjegjësisë për t’i ofruar PD-së gjithçka kam, duke kandiduar për lidershipin e saj”, tha Basha.
Më tej, Basha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama, duke e cilësuar mazhorancën fituese në zgjedhjet e 23 qershorit “një koalicion jopërfaqësues të shumicës së shqiptarëve”.
Gara për kreun e ri të Partisë Demokratike, për të dy kandidatët që garojnë për këtë post, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, filloi dje me takimet e tyre me strukturat e PD-së në rrethe.
Dy konkurrentët, Basha dhe Olldashi, pas tërheqjes të kryetarit të PD-së, kryeministrit Sali Berisha, nisën dje turin e tyre në zonat ku ata kanë garuar për deputetë.
Në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, i cili pritet të zhvillohet në 22 korrik, do të kenë të drejtë vote të gjithë anëtarët e selisë blu që kanë marrë teserën e partisë deri në 15 maj, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat nga strukturat e kësaj partie për administrimin e procesit zgjedhor.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s