OLLDASHI: “PO TË ISHA GJYQTAR TASHMË ILIR META DO TË ISHTE NË BURG”

SOKOL OLLDASHI-GJIROKASTER-10 KORRIK 2013 (9)Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kandidati për kreun e Partisë Demokratike (PD), Sokol Olldashi, deklaroi sot nga qyteti i Gjirokastrës, gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizanët e kësaj force politike, se nëqoftëse do të isha gjyqtar, Ilir Meta tashmë do ishte në burg.

“Personalisht i respektoj vendimet e gjyqësorit dhe kurrë nuk i paragjykoj ato, por nëqoftëse unë do të isha gjyqtar sot Ilir Meta do të ishte në burg, pas publikimit të videos”, tha Olldashi.
Më tej, Olldashi tha se në Shqipëri ka vetëm dy pole politike dhe mbi këtë tezë duhet të përqendrohet veprimi opozitar.
“Aktualisht në Shqipëri identifikohen dy palë politike, Edi Rama, pjesë e së cilës është edhe Ilir Meta dhe Partia Demokratike, sot në opozitë. Ne duhet të identifikojmë dhe të shënjestrojmë si objektiv, qeverinë e ardhshme socialiste. Rama dhe Meta tashmë janë pjesë e fokusit tonë. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë qysh në përballjen e parë elektorale në vitin 2015”, pohoi Olldashi.
Duke folur për reformën e ristrukturimit të PD, kandidati Olldashi, deklaroi se do të punojë ngushtësisht me strukturat në bazë, duke grumbulluar rreth vetes kapacitetet njerëzore të koorpusit, ndërsa mekanizmi i përgjegjësisë duhet të zbresë në të gjithë piramidën strukturore të kësaj force politike.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s