OMONIA E CILËSON “NJË OGUR JO POZITIVE” MOSPJESËMARRJEN E PBDNJ-IT NË QEVERIN SOCIALISTE

LOGO OMONIANga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Organizata OMONIA, me seli në Sarandë, ka shprehur habi ndaj kompozimit të këshillit të ministrave, nën kryesimin e Edi Ramës, duke e cilesuar mospjesëmarrjen e PBDNJ-it, një ogur jo pozitive.
“Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri, të një pjesëtari të Komunitetit Grek, ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), është një ogur jo pozitiv”, thuhet në deklaratën e OMONIA.
“Komunikimi i sotëm i Kryeministrit potencial z. Edi Rama, mbi kompozimin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar, sikundër predispozohet ta propozojë për miratim institucional në muajin Shtator, ka krijuar habi të justifikuar dhe përforcon rezervat, në gjirin e Komunitetit Grek”, vijon deklarata.
Më tej, në deklaratë thuhet se “Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të Minoritetit Grek. Kjo në përputhje dhe sipas standarteve të BE kundrej,t të cilit dhe procedurave të përafrimit të mëtejshëm integrues në të, Qeveria Shqiptare është e angazhuar. Zhvillimet e ditës së sotme, sidoqoftë, ngrenë pikëpyetje serioze dhe hedhin hije mosbesimi”, citohet në deklaratë, ndërsa shton se OMONOIA i drejtojmë apel PBDNJ të riorientojë qëndrimin e tij politik në bazë të zhvillimeve të sotme.
“Nuk bëhet fjalë për interes mikropolitik, por për çështje parimore që lidhen drejtpërdrejt me terrenin sensibël të pozicionit të minoritetet grek”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s