LAZARAT, FSHATI KU HASHASHI PRODHOHET ME “SHUMICË”

LAZARAT-HASHASH-6 GUSHT 2013Nga Telnis Skuqi
LAZARAT (Gjirokastër) – Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri. Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike.

Të gjitha këto janë të diskutueshme, por ka një fakt të pakundërshtueshëm, që do të mjaftonte për t’a bërë Lazaratin të famshëm, madhësia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri.
Adrian Ll, lindur në Elbasan, prej tre muajsh është i punësuar në platacionet e hashashit në Lazarat, fshati që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës.
Ende pa lindur dielli, Adriani e gjen tek sheshi “Omonia” për të kapur furgonin e linjës Lazarat-Gjirokastër.
“Në Lazarat ka punë për të gjithë, mjafton të kesh krahë dhe dëshirë për të fituar lekë”, pohon Adriani.
Adriani thekson se sivjet hashashi është i mbarë. Puna është me normë, por edhe fitimi është i mirë.
“Ke fuqi të punosh gjithë ditën, askush nuk të ndalon”, vijon Adriani.
Sipas tij, gusht është procesi vendimtar i prodhimit të hashashit.
Lënda narkotike në Lazarat, thotë Adriani, është cilësor. Sivjet pritet prodhim i madh.
“Në pjesën perëndimore të fshatit janë mbjellë me mijëra bimë. Deri tani hashashi është dymetrosh, ndërsa në shtator pritet të koret”, thekson Adriani, djali i vetëm i pesë motrave.
Adriani saktëson se çdo ditë nxjerrë 3 mijë lekë të reja, afro 80 mijë lekë në muaj.
“Nuk ka ditë pushimi në këtë kohë. Vetëm të jesh budalla të mos punosh”, specifikon Adriani, i cili shton se gjysmat e lekëve që nxjerrë në Lazarat i dërgon në shtëpi.
Adriani thotë se në Lazarat janë të punësuar mbi 700 persona, pjesa dërmuese janë nga Shqipëria e Mesme.
“Lazarati është hambar për të gjithë ata që duan punë. Lekët i merr çdo ditë. Prodhuesit janë njerëz të mirë. Ata interesohet për gjithçka, por nuk të falin nëqoftëse i tradhëton”, nënvizon Adriani.
Adriani tregon se çdo person që hyn në Lazarat është i monitoruar nga një grup njerëzish.
“Të gjithë janë të “skeduar”. Personat e padëshirueshëm identifikohen në kohë dhe dëbohen me forcë nga fshati Lazarat. Ka pasur raste që “të padëshiruarit” janë larguan me dajak ose me kërcënimin e kallashnikollit”, thotë Adriani.
Rreth një javë më parë, tre gazetar investigativ, dy shqiptar dhe një francez, u kërcënuan me vdekje, pasi ata tentuan të filmonin fshatin Lazarat.
Jeta e tyre u vu në rrezik, ku një automjet tip “Ford”, me targa “Lazarat” u zuri rrugën. Jeta e tyre përpak sa nuk përfundoj tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima.
Gjatë investigimit treditorë, gazetarët konstatuan një organizim të përsosur të “vijës së gjelbërt”.
“Vet shteti shqiptar do ta kishte zili këtë organizim të përkryer. Ata dinë të ruajnë kufinjtë e Lazaratit, më mirë se Policia e Shtetit”, tregon Camille Le Pomellec, gazetari francez.
Camille thotë se hashashi i Lazaratit tashmë është bërë i njohur në mbarë Europën për cilësinë e saj.
“Nuk ka të krahasur hashashi i Lazaratit. Shumë konsumatorë europian janë gati ta paguajnë si “frëngu pulën” këtë lëndë narkotike”, specifikon Camille.
Sipas tij, shteti është dorëzuar pa kushte përpara Lazaratit.
Në fakt, deklarata i tij, u vërtetua dy ditë më parë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit.
Plot 4.5 miliardë euro kushton tregëtia e hashashit, prodhuar nga Lazarati.
Stefano Bastoni, drejtori i Repartit të Aviacionit të “Guardia di Finanza”, e cilëson marramendëse vlerën, por banorët e fshatit mendojnë të kundërtën.
“4.5 miliard euro? Shumëëëë! Nuk them që “dhelprën ta lëjmë pa bisht”, por të paktën të ulin vlerën, pasi ne nuk konkurrojmë shtetit”, shprehet me humor R. A., banor i fshatit Lazarat, i cili preferoi të ngelet anonim.
R. A, është një kultivues i bimës narkotike. Ai thotë se sivjet prodhimi dhe fitimi parashikohet të dyfishohet. Shkak u bënë zgjedhjet parlamentare.
“Një vit më parë policinë e kishin nëpërkëmbë. Sivjet u zhdukën, nuk u shfaqën fare”, shprehet kultivuesi.
“Unë nuk jam një person i dhunshëm. Thjesht dua të jetoj pa vështirësi financiare. Prodhimin tim do ta mbroj si sytë e ballit”, shton R. A.
Në fund të muaj korrik, kryekomunari i Lazaratit, Dashnor Aliko, deklaroi për televizionin francez TV6, se jo të gjithë banorët e fshatit e shkelin ligjin.
Aliko në intervistën e tij, pranon faktin se Lazarati është fshati ku prodhohet hashashi, por jo me tepricë, siç deklarohet në media.
“Unë nuk jam ekspertë për të vlerësuan tregun e bimës narkotike, por ndihej neveri që dikush tenton ta cilësoj Lazaratin megakultivues të hashashit”, thekson Aliko, ndërsa nënvizion se hashash prodhohet në të gjithë vendit.
Në fakt, prodhimi i hashashit në Lazarat ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë në këtë komunë.
Sipas statistikave nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, Komuna Lazarat është i vetmi njësi vendor që vetëm 10 persona përfitojnë ndihmë ekonomike.
Të ardhurat nga tregëtia e hashashit ka ndikuar në tregun e brendshëm, si dhe në zbutjen e varfërisë.
Shumë lazaratas disponojnë automjete luksoze, si dhe banesa në të gjithë Shqipërinë.
Në Gjirokastër ata janë konsumatorët më të mëdhenj.
Fal prodhimit të hashashit miliona euro kanë qarkulluar si shpenzime për krahun e lirë të punës.
“Vetëm për kultivimin e një rrënje hashash shpenzohen afro 30 euro, ndërsa 50 euro të thata përfundon në xhepin e prodhuesit”, shprehet një ekspert i kriminalistikës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
I njëjti zyrtar thekson se hashashi i Lazaratit është cilësor dhe i kërkuar nga tregun ndërkombëtar.
“Kudo mund të prodhohet ulliri, por jo si në Berat”, thotë eksperti, i cili nënvizion se hashashi i Lazaratit bënë dallim nga të tjerët.
Eksperti i kriminalistikës kujton rastin e bllokimit të hashashit, afro një vit më parë, në Kakavije, ku shërbimet kufitare zbuluan në një mbrëmje të bukur plot 3.7 ton lëndë narkotike, të fshehur në një autobot.
“Më kujtohet si tani. Hashashi nuk i përkishte markës “made in Lazarat”, por ishte prodhim i Shqipërisë së Veriut (Malësi e Madhe). Sado t’i bësh hysmet lëndës narkotike, hashashin e Lazaratit harroje ta prodhosh”, shpjegon eksperti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s