EKSKLUZIVE / CHELSEA CLINTON DHE BASHKËSHORTI MARC MEZVINSKY VIZITOJNË SOT PËR DY ORË PARKUN KOMBËTAR TË BUTRINTIN

CHELSEA CLINTON-MARC MEZVINSKY VIZITOJNË BUTRINTIN-11 GUSHT 2013Nga Telnis Skuqi
BUTRINTI, 11 Gusht/ATSH-Telnis Skuqi/ – Chelsea Clinton (Çelësi Klinton) vajza e ish presidentit të 40-të të SHBA-ës, Bill Clinton, ka vizituar sot Parkun Kombëtar të Butrintit, sëbashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier.
E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Çelësi e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historin mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola.

“Znj. Clinton gjatë vizitës së saj dy orëshe, ka treguar interes për gërmimet arkeologjike”, tha një zyrtar i lartë për ATSH-në.
I njëjti burim i tha gazetarit të ATSH-ës, se vizita e znj. Clinton ishte tërrësisht private, si dhe nuk kërkoj ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar.
Parkut Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft e vizitueshme.
Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht), Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord.
Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin 4 km në perëndim të Butrintit me liqenin e brendshëm me ujë të kripur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s