PËRMET: U DHUNOVA VETËM SE ISHA GAZETAR DHE FOTOREPORTER

BASHKIA MERR PALLATIN E KULTURES-PERMET-16 GUSHT 2013Nga Telnis Skuqi

Personalisht nuk kisha ndërmend të reagoja. Nuk kisha qejf të isha as protagonist në një ngjarje që nuk më takon mua, pasi do ta keqkuptonin, plus preferova heshtjen.
Disa muaj më parë, u dhunova psikologjikisht nga çamët në Klogjer në Sarandës, por sot u dhunova fizikisht sëbashku me kolegun tim të Top Channel, Arjan Xhani, nga policia private “Aulona”, e cila ishte pajtuar nga një zyrë e përmbarimit, po privat.
Isha në detyrë. Vetë i katërti. Ora ishte 08:00 e mëngjesit.
Një godinë dykatëshe në qendër të qytetit, atë ditë do të ndryshonte pronësinë, fal një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese.

Për 16 vite objekti administrohesh nga Kisha Ortodokse. Plotë 15 herë zyra e përmbarimit kishte tentuar të zbatonte në terren vendimit e gjyqësorit, por kishin dështuar.
Personalisht nuk dua t’ia di se kush ka të drejtë Kisha Ortodokse apo Bashkia e Përmetit. Është çështje e tyre. Unë jam gazetar dhe fotoreporter, nuk më lejohet të komentoj vendimet e gjyësorit të vendit tim. Personalisht i respektoj, qoftë i mirë apo i keq.
Sapo nisa punën, pasi “shtegëtova” për 90 minuta nga Gjirokastra në Përmet, dy policë privat, njëri civil dhe tjetri ushtarak, ushtruan dhunë fizike mbi trupin tim.
Dy grushta, njëri në kokë dhe tjetëri në nofull, ishin të mjaftueshëm për të më paralizuar.
Nuk i besoja syve. Na lajmëruan vet dhe përfundova si “çjapi tek kasapi”.
Ata më “therrën”. Më kërcënuan familjen nëqoftëse denoncoj në media, madje polici që më grushtoj më tregoj vdekjen.
“Unë i kam bërë 5 vjet burg për vrasje. Nuk e kam për gjë të të vras edhe ty”, tha polici trupmadh.
Ngela pa fjalë për “mikpritjen”. Ishte për t’u marrë shembull.
U dhunova vetëm se isha gazetar dhe fotoreporter.
Një orë më pas, kolegu im përmetar Arjan Xhani, i Top Channel, përsoi të njëjtin fat.
Në një situatë krejtësisht të qetë, ai u dhunua keqaz nga dy civilë.
Disa “breshëri” grushtash fluturuan në fytyrën e tij. Kamera e tij u zhduk si me magji dhe pas disa 20 minutash ia dorëzuan të zotit me objektiv të copëtuar.
Dreq, thashë me vete, kaq të padëshirueshëm jemi, sa kudo ku shkojmë na “del dajaku” pa të keq.
Nuk e doja më vete. Konkartën e gazetarit kot e mbaj në xhep. Nuk pinë ujë. Ata nuk pyesin fare, janë gati të të copëtojnë.
Fatmirësisht disa pamje filmike prej 55 sekonda (http://youtu.be/vgZtLZ2j2F8) janë të mjaftueshme për të denoncuar dhunën, jo ndaj meje, por ndaj medias.
Vitet e fundit është bërë modë që gazetarët e terrenit dalin në gjakosur gjatë raportimit.
Mediat qëndrore heshtën. Për ta nuk ka rëndësi jetët tona. Korrespodentët e rretheve janë “mish për top”. Ata duan vetëm pamjet filmike apo fotografi nga vendngjarja, mundësisht t’i dërgosh me shpejtësinë e dritës.
Ky denoncim nuk është personale. Unë jam mësuar me të tilla ngjarje, jo se kam lëkurë “derri” apo gjak të tepërt, por sepse unë e dua marrësisht këtë profesion, si unë edhe shumë të tjerë.
E kam nisur këtë profesion qysh 14 vite më parë, ku shteti nuk dinte ku kishte kokën. Dhuna atëherë ishte “lehtë”. Vitet e fundit është bërë masive, madje gazetarët e terrenit qëllohen në ditë të diellit.
Nuk e kuptoj se si është e mundur që dy gazetarë dhunohen pa të keq në një vendngjarje, në të njëjtin kohë, dhe askush nuk reagon.
Mjaft! Personalisht kam vendosur të mos hesht më! Është turp që në vitin 2013 gazetarët të dhunohen vetëm sa janë të tillë.

Advertisements

6 Komente

    • Une lajmin e kam bere, madje fotografite e mia kam bere xhiron e botes. Lexoj gazetat “stavrifolk@yahoo.com”. Sipas mendimit tend, une duhej te shkruaj sic mendon ti. E ke gabim. Nuk kam shkruajtur per vete, por te denoncoj dhunen ndaj gazetareve. Ne kanun thuhet qe “Lajmesi nuk preket”. Ne fakt bene te kunderten.
      Me vjen mire qe je informuar per ngjarjet e fundit ne Permet.
      Mos harro nje gje. Te kam informuar une.
      Jam zgjuar ne oret e para te mengjesit dhe kam udhetuar drejt Permetit, ndersa ti flije gjume.
      Fotografite i kam realizuar une, nderkohe ti sapo ishe zgjuar.
      Dajakun e mora une, ndersa Ti zoterote pije kafen e mengjesit.
      Perpara se te besh keto komentet mendoje mire punen e gazetareve.
      Se fundi! Je shume i vogel te analizosh punen time. Cdo njeri ka te drejte te mendoj, por jo te ofendoj. Liria jote perfundon ku cenon lirin e tjetrit. Ne fakt ti tregove fytyren e vertete. Te kam falur dhe nuk kam nevoje te jesh lexuesi im. Lexo shkrime qe te interesojne dhe mos bej komente diskriminuese.
      Tung!

  1. Pingback: PËRMET: U DHUNOVA VETËM SE ISHA GAZETAR DHE FOTOREPORTER | Telnis Skuqi | Albanian Orthodox ~ Shqiptar Ortodoks

  2. Nje turp i vertete. Ketu nuk behetfjale per te zbatuar ligjin, por bhet fjale per cenimin e lirive dhe te drejtave fetare. Prona ka qene e kishes dhe i eshte marre kishes per te bere apallat kulture, ka qene rreth 4750 m2. Sot pas 22 vite demokraci ende nuk i jane kthyer keto prona kishes ortodokse/ Pse? per me teper urrejtja ndaj ortodoksise nuk duhet ngaterruar me politiken sic bejne politikanet dhe disa pseudo-atdhetare

  3. Skandal i vertete, qe duhet denoncuar me ze te larte deri ne kupe te qiellit. Te vjen vertet keq per kete vend qe ndodhin shemtira te tilla, deri tek cenimi i gazetareve. Bashke me ikonat e kishes, ne Permet u dhunuan edhe ikonat e fjales se lire, qe ne Shqiperi eshte ne doren e cubave, ta jep ligji i medias, por ta marrin ata. Dhe me e shemtuara fare, shefat e gazetareve heshtin si te mos kete ndodhur asgje, ndersa shefat e dhunuesve ndjehen “me detyra te realizuara”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s