REPORTAZH / PËRMET: PALLATI I KULTURËS “MOLLA E SHERRIT” MIDIS BASHKISË DHE KISHËS

PERMET-KISHA-18 GUSHT 2013_Nga Telnis Skuqi
PËRMET – At Ikonom Qerimi, si dhe tre priftërinjë të tjerë ortodoks, hedhin vështrimin lart, ndërsa dhjetëra besimtarë përmetarë fillojnë t’i luten Zotit.
Një legjendë lokale tashmë është bërë një rrëfim për ta.
Askush nuk e kishte menduar që një objekt dykatësh, në qendër të Përmetit, do të ishte bërë “mollë sherri” midis bashkisë dhe kishës.

Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, që shërbente qysh prej vitit 1997 si shtëpia e Zotit, prej tre ditës i ka kaluar në administrim pushtetit vendor. “Luftë e madhe” u bë.
Besimtarët u përleshën për pesë orë me përmbaruesit privat. Të dyja palët nuk treguan tolerancë.
Përfaqësuesit e Përmbarimit, të mbështetur dhe nga policia private, ndërhynë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës ikona të Kishës, kambana, si dhe materiale të tjera.
Sot besimtarët ndryshuan strategjinë. Ata zhvilluan një meshë dhe u kunguan përpara objektit që për ta quhet “Shtëpia e Zotit”.
“Me besimin tek perëndia, mëshiruesit dhe fuqiplotit, do t’i degjojë lutjet tona. Sot lutemi që Zoti tu ndryshojë mendjen atyre që na hoqën prej këtej, sepse ky vend është shpirti jonë, ky vend është i gjithë shqiptarëve dhe përmetarëve. Këtu prehen eshtrat e shenjtorëve besimtarëve përmetar”, tha At Ikonomi.
Mesha ortodokse u ndoq nga një distancë e vogël nga garda e policisë private
At Ikonom Qerimi u bëri thirrje besimtarëve për të mos humbur besimit, pasi për të “shpresa vdes e fundit”.
“Ky vend ka qenë kishë, është dhe do të mbetet e tillë”, iu drejtuar besimtarëve At Ikonomi në fund të meshës.
Ditët në vijim pritet që protestës fetare dhe lutjeve drejt Zotit t’i bashkohen edhe kishat e tjera ortodokse në mbarë vendin.
Sipas tij, trotuari para Pallatit të Kulturës do të vazhdojë t’i shërbejë shërbesave fetare deri sa godina t’i kalojë sërish kishës.
“Jemi të vendosur që më ndihmën e Zotit gjërat do të ndryshojnë”, theksoi At Ikonomi.
Arben Tabaku, banorë prej 32 vitesh në qytetin e Përmetit, tregon se Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962.
“Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunistë hartoi një plan rregullues”, specifikon Tabaku, ish mësues, pensionist.
Tabaku shton se gjatë zbatimit të projektit, u prishën dhe disa objekte të rëndësishme për atë kohë, si banesa e ushtarakeve, klubi i pleqëve, si dhe filiali i Bankës së Shqipërisë.
“Të gjitha këto objekte u hoqën në planin rregullues dhe në nëntor të vitit 1962 u inaguruar lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës”, thotë Tabaku, i cili pranon se në ish-lagjen e vjetër të qytetit, sot Pallati i Kulturës, ka ekzistuar një kishë e vogël, rreth 25 metra katrorë, por kurrë varreza, siç pretendon Kisha Ortodokse.
Konflikti midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse, vijon Tabaku, lindi në vitin 1997.
“Në fillim të vitit 1997, të dyja palët ranë dakord që konflikti i pronësisë të zgjidhej nëpërmjet institucioneve të drejtësisë, në fund fitimtar doli Bashkia e Përmetit, në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, pohon Tabaku, ndërsa nënvizion se po atë vit, Kisha Ortodokse në mënyrë të njëanshme, shpërthyeu dyert e Pallatit të Kulturës dhe e zaptoi atë.
“Pushteti vendor reagoi, por me kalimin e viteve u zbeh”, shton ai.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, në vitin 2002, ka vendosur në favor të Bashkisë së Përmetit, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajtë forcërisht nga Kisha Ortodokse.
“Është një rast unikal që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk janë zbatuar nga Zyra e Përmbarimit”, pohon Tabaku
At Ikonon Qerimi, përfaqësuesi i Kishës Ordotokse “Shën Mëri” në Përmet, shhprehet se “Ish Pallati i Kulturës funksionon si objekt fetar prej 4 shkrut të vitit 1998, fal një vendimi të Gjykatës së Përmetit”, shprehet At Ikononi, ndërsa shton se edhe Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
At Ikononi thekson se Komisioni i Pronave rrethi Përmet, më 26 maj 1997, i ka rikthyer Kishës Ordotokse ekzaktësisht 6184 metra katrorë, duke llogaritur dhe Pallatin e Kulturës, me 584 metra katrorë.
“Kisha e Përmetit është ndërtuar në vitin 1830 nga besimtarët. Këtu kanë ekzistuar varreza, punishte zejtare, si dhe disa artizanë”, sqaron At Ikononi, ndërsa kujton se në Përmet kanë ekzistuar dy xhami, një teqe, si dhe tre kisha.
Sipas tij, në vitin 1960, ky objekt fetar u shkatërrua nga regjimi komunistë.
“Objekti ndryshoi destinacion. Ambjenteve të brendshme u kthyen në sallë kulture”, pohon At Ikononi.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojnë në tempullin e Perëndisë dhe shpresojmë së institucionet qëndrore dhe vendore të na kthejnë të gjitha pronat të kulteve fetare, siç u kthye Kisha e Përmetit”, vijon ai.
Më tej, At Ikonomi shton se të gjitha kisha sot është në krah të besimtarëve të Enorisë së Hyrjes në Tempullit të Terëshenjtës Mari.
Burime zyrtare nga Bashkia Përmet e vlerëson pozitivisht aksionin e Zyrës së Përmbarimit, ndërsa thekson se tashmë ky objekt kulture do t’i kthehen qytetit.
“Ky objekt me nr. pasurie 16/9, është në inventarizimin e pushtetit vendor. Bashkia e Përmetit nuk ka dhënë asnjë “mirëkuptim”, siç pretendon përfaqësuesi i kishës”, shprehet burime zyrtare
Bashkia e Përmetit, vijon komunikata, në bashkërendim me Zyrën e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës.
“Pushteti vendor ka nisur një studim për të vlerësuar gjendjen teknike të objektit, pasi prej 10 vjetësh ekzistonte një kopësht me 20 fëmijë, tashmë të transferuar për arsyje sigurie”, thuhet në komunikatë.
“Ne si pushtet vendor kemi bërë një draft-projekt për të përzgjedhur një studio projektimi, në mënyrë që pas ekzekutimit nga Zyra e Përmbarimit, të sigurojnë fonde nga donatorët vendas apo të huaj për t’ia dhënë komuniteti një qëndër multifunksionale për ta”, specifikon burime e lartpërmendura.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s