PËRMET / KONFLIKTI PËR KISHËN, BESIMTARËT RIMARRIN PALLATIN E KULTURËS

PERMET-KISHA-19 GUSHT 2013 (32)Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, objekti që ka ndezur luftën midis kishës ortodokse dhe pushtetit vendor për më shumë se një dekadë, po mban të mbërthyer mbarë opinionin publik. Të dyja palët po tregojnë forcën. Toleranca për ta është zero.

Objekti dykatësh me sipërfaqe mbi 6000 metra katror, që ndodhet në qendër të qytetit të vogël jugor, dje është “zaptuar” nga besimtarët ortodoksë. Luftë e madhe u bë. Rreth orës 11:30, qindra besimtarë të ardhur nga Gjirokastra, Këlcyrë dhe Saranda janë përleshur trup me trup me policinë private. Në fund, ata u dorëzuan pa kushte.
Armando Koçi, djaloshi 27 vjeçar nga Gjirokastra, ishte njëri prej tyre. Ai udhëtoj në agim drejt Përmetit. Erdhi për t’u lutur dhe befas u përplas me policët trupmëdhenjë. “Ndodhi sa hap e mbyll sytë. Dyluftimi nisi si me “shaka”. Më pas turma nuk u kontrollua”, rrëfen Koçi. Për të, “lufta” midis policisë private dhe besimtarëve ishte e drejt. “Ata kanë të drejt të ruajnë objektin, jo të provokojnë besimtarët”, thotë Koçi. Sipas tij, katër policët u tërhoqën përballë trumës. “Për ne policët privat ishin të vdekur. Shpëtuan fal ndërhyrjes së Policisë së Shtetit”, tregon Koçi, i cili shton se pallati i kulturës i përket Kishës Ortodokse. “Është e pafalshme që një objekt kulti të dhunohet nga policia private. Ne nuk duam “luftë” me ta, por shteti duhej të respektoj institucionet fetare”, vijon Koçi.
I këtij mendimi është edhe Elena M., nga Përmeti. Ajo thotë se ka udhëtuar gjithë natën nga Greqia për të marrë pjesë në protestën e djeshme. “Gjatë gjithë rrugës kam menduar vetëm për kishën. Nuk e mendoj dot se si institucionet ligjzbatuese vendosin dorë mbi kultet fetare. Në Greqi kjo nuk do të ndodhte kurrë”, shprehet Elena, 45 vjeçare, nëna dy fëmijëve të rritur. Elena mendon se konflikti mund të zgjidhet me mirëkuptim.
“Nuk besoj se kryebashkiaku i Përmetit dhe kryepeshkopi i kishës janë “armiq” të betuar. Ata mund të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, për të Vasil Thomollarikënaqur të dyja palët në konflikt”, thotë Elena, e cila gjatë protestës për të rimarrë godinën e “zaptuar” nga Zyra e Përmbarimit nuk u angazhua. “Personalisht i urrej revoltat. Besoj tek Zoti dhe ligji, por e përkrah veprimet e besimtarëve. Ata u provokuan nga policia private”, thekson Elena.
At Vasil Thomollari, prifi i Përmetit, një ndër më aktivët në protestën, thotë se revolta erdhi si pasoj e pakënaqësisë ndaj katër policëve të “Aulonës”. “Nuk besoj se një njeri mund të duroj ofendimet pafund të policëve. Ata na provokuan. Përmeti është qytet i kulturës, por ku revoltohemi dimë t’i përgjigjemi”, thotë At Vasili. Revolta, vijon At Vasili, tregoj se ishte e drejtë. Njerëzit nuk duan dhunë, por lutjet e Perëndisë. At Vasili tregon se gjatë protestës disaminutëshe policia private përdori mjete të forta për të shpërndarë turmën. “Besimtarët u goditën me sende të forta, disa prej tyre u lënduan. Më pas gjithçka doli jashtë kontrollit”, specifikon At Vasili, ndërsa nënvizon se situata u qetësua ku besimtarët dhe klerikët të ardhur nga Gjirokastra, Këlcyrë dhe Saranda, nisën një meshë në ambjentet e brendshme të godinës. “Ne kurrë nuk do të largohemi nga kisha. Do të qëndrojmë natë e ditë të mbrojmë besimin tonë. Ata që na prekin do të ndërshkohen nga Zoti”, thekson At Vasili.
Bledi Mane, drejtori i kulturës pranë Bashkisë së Përmetit, i cili gjatë katër ditëve të fundit ka ndjekur nga afër konfliktin, në një dalje publike, i ka kërkuar klerikëve ortodoksë të ndalin mallkimet dhe shkishërimet ndaj komunitetit. “Policia e Shtetit të mos qëndroj indiferente dhe të marrë dorë situatën. Kryebashkiaku i qytetit, Gilberto Jaçe, të kthehet urgjent nga pushimet në Itali dhe të marrë situatën në dorë, ndërsa policia private “Aulona” të tregohet më tolerante në zbatimin e ligjit dhe komunikimin me qytetarët e përmetit”, ka deklaruar Mane. Më tej, pëfaqësuesi i bashkisë, i ka bërë thirrje komunitetit përmetar të ngrihet mbi palët e konfliktit dhe të ruajnë qetësinë. “Banorët permetar duhej të bashkëpunoj me palët për të vendosur qetësinë publike. Qyteti është i vogël, por ka vend për të gjithë”, nënvizon Mane.
Konflikti midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse lindi 16 vite më parë, pas një vendimi të Komisioni i Pronave rrethi Përmet, më 26 maj 1997. Pushteti vendor reagoi, por me kalimin e viteve u zbeh. Në vitin 2002, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Bashkisë së Përmetit, por prej 11 vitesh ky objekt mbahet forcërisht nga Kisha Ortodokse. Përfaqësuesit e Kishës Ordotokse pretentojnë se objekti fetar në Përmet është ndërtuar në vitin 1830, ndërsa pas 130 vitesh (1960), ky kult u shkatërrua nga regjimi komunistë.
“Objekti ndryshoi destinacion. Ambjenteve të brendshme u kthyen në sallë kulture”, pohon At Ikononi, përfaqësuesi i Mitropolisë së Gjirokastrës. Ndërkohë, pushteti vendor pretendon të kundërta. Ata shprehet se ky objekt me nr. pasurie 16/9, është pronë e qytetit të Përmetit. Bashkia e Përmetit në bashkërendim me Zyrën e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kanë dështuar.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, nuk ka qëndruar në heshtje, por ka reaguar ndaj situatës së krijuar në qytetin e Përmetit. Ai i ka cilësuar sulmet mbi kishën në Përmet, si të vitin 1967, kur komunizmi nisi çmontimin e fesë në Shqipëri. “Nje grup gjoja i sigurisë përdhosi të shenjtat e të shenjtave brenda Kishës Ortodoske. Ata morrën pagen për këtë, por ne nuk e dimë kush janë prapa tyre”, deklaroj kryepeshkopi Janullatos. Sipas tij, Çdokush mund te pyese nëse jetojmë në vitin 2013, ku të gjithë kemi shpresën të shkojmë në Europë.
“Ne nuk e dimë kush ka të drejtën për të bërë këtë përdhosje, sakrilegj. Ata njerëz duhet të jenë të feve të tjera, ose të pafë. Si mund të tolerohet që në shekullin e 21, këta njerëz të përdhosin kishën e shenjtë, në një kohe kur bëhet fjalë për një Europë të bashkuar dhe demokratike”, vijoi Janullatos, ndërsa shtoi se kisha e Përmetit është ndërtuar në shekullin e XVII. “Qeveria shqiptare e di shume mirë se cilat Kisha Ortodokse ka konfiskuar. S’ka nevojë për komisione se ka foto të qarta, që kjo kishe ka qenë më parë në qendër të Përmetit. Ne nuk mbajmë mëri, po lutemi që ata të kuptojnë gabimin”, përfundon deklaratën Kryepeshkopi Janullatos.

http://www.investigim.al

Advertisements

1 Koment

  1. Armando Koçi, djaloshi 27 vjeçar nga Gjirokastra, ishte njëri prej tyre. Ai udhëtoj në agim drejt Përmetit. Erdhi për t’u lutur dhe befas u përplas me policët trupmëdhenjë. “Ndodhi sa hap e mbyll sytë. Dyluftimi nisi si me “shaka”. Më pas turma nuk u kontrollua”, rrëfen Koçi.

    Keshtu komenton ai i cili ishte derguar si i vecante per te krijuar nje episod qe beri radhe “Te rine ne radhe per ore te tera kush do te kthehej ne greqi”
    Keto lajka nuk ja hedhin dot ne mes te dites sikur te ishte nata pis askujt qe i qe i njeh keta te mbaruar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s