REPORTAZH / “HAKMARRJA GREKE”, KTHEN MBRAPSHT QINDRA SHQIPTARË NË KAKAVIJE

BLLOKOHET KAKAVIJA-21 GUSHT 2013Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJE – Dy kolegët e mi, Endri dhe Vilsoni, më kërkuan të udhëtoj plumb drejt doganës së Kakavijes.
Të tre ishim në Përmet, qysh në orët e para të mëngjesit, për të ndjekur nga afër konfliktin që ka nisur pesë ditë më parë mes Kishës Ortodokse dhe Zyrës së Përmbarimit Privat (ZPP).

Gjatë rrugës, Endri më tregoj shkurtimisht se qindra shtetas shqiptar po kthehen mbrapsht nga pala greke pa asnjë motiv. Dogana ishte bllokuar, ndërsa policia kufitare ishte zënë mat nga “hakmarrja grek” përtej kufirit. “O Zot”, thashë me vete.
Endri, një gazetar i ri, por i talentuar, e kuptoj shkakun dhe me gjysëm zëri më tha “E kemi peshqesh nga Përmeti”.
Kishte të drejtë. Në Kakavije të gjithë personat që udhëtonin drejt Greqisë me pasaporta biometrike dhe me targa shqiptare nuk lejoheshin të hynin në thellësi të territorit helen.
Ardian Ibrahimi nga Tirana, invalid i shkallës së parë, ishte një ndër qindra personat që u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të inatit grek.
“Kam tre orë në pikë të diellit që qëndroj në doganën e Kakavijes. Policia greke më kthehu. “Piso” (mbrapsht) më thanë pas asnjë motiv”, tregon Ibrahimi dhe sëbashku me karrocën e invalidit mbërritën në territorit shqiptar.
Ibrahimi është ndiej i ofenduar nga policia greke. Bashkë me të udhëtonin edhe dy djemtë e tij, 23 e 26 vjeç.
“Dy herë në vit lëviz drejt Athinës (Greqi). Atje më pret im vëlla. Kurrë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë më parë. U detyrova të zbrisja nga autobuzi dhe rrugën e kthimit ta bëja me karrocë”, shton Ibrahimi, 55 vjeç.
Ibrahimi tregon se gjatë kontrollit të pasaportës biometrike polici grek e ka pyetur për Përmetit.
“Personalisht rradhë lexoj gazetat apo shikoj televizionte. Unë nuk ka kohë të merrem me hallet e të tjerëve, mjaftojnë problemet e mia”, shprehet Ibrahimi.
Situata kaotike në Kakavije nuk u përjetua mirë nga drejtori i policisë kufitare dhe migracionin për qarkun e Gjirokastrës, Admir Abrija.
Në fillim zyrtari tentoj të kontaktoj direkt me autoritetet doganore greke, por ata refuzuan.
Dy orë më pas, Abrija urdhëroj shërbimin kufitar të respektohet reciprociteti me palën greke.
Katër shtetas grekë nuk u lejuan të hyjnë në territorin shqiptar, pasi nuk plotësonin “kriteret”.
Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolas Kotrokois, ka telefonuar personalisht autoritetet kufitare.
Kotrokois ka kërkuar mirëkuptim, si dhe ka garantuar që asnjë shtetas shqiptar që udhëton me pasaportë biometrike drej Greqisë nuk do të kthehet mbrapsht.
I pari që përfitoj nga marrëveshja dypalëshe ishte Ibrahimi.
“Plumbi del me plumb”, theksoi Ibrahimi, duke nënkuptuar që reagimi i autoriteteve shqiptare ishte i vonuar, por i dobishëm.
“Më mirë vonë se kurrë”, vijon ai.
Ibrahimi e vlerëson hakmarrjen greke primitive dhe foshnjore, pasi është njohur me ngjarjen e Përmetit nga Endri, kolegu im.
“Është turp që policia kufitare greke t’i trajtoj shqiptarët si plackë lufte”, nënvizon Ibrahimi dhe sakaq largohet drejt doganës greke për të vulosur pasaportën.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, i cili ka ndjekur nga afër situatën qysh në orët e para të mëngjesit, thotë se gjatë ditës së sotme u kthyen mbrapsht mbi 200 persona, si dhe 60 automjete me targa shqiptare.
“Një polic grek nuk mund të bllokoj të dyja anët e kufirit pa pëlqimin e autoriteteve. Nuk besoj se veprimi i tij ishte individual”, thotë Mullai.
Sipas tij, gjatë bllokimit të kufirit qindra automjete shkaktuan rradhë të gjatë kilometrike ndërsa mijëra persona pritët me orë të tëra normalizimin e situatës.
“Nuk dua ta besoj se “blackout” ka lidhje me konfliktin e Përmetit. Dy autoritetet kufitare fqinje zakonisht janë mirëkuptuar dhe asnjëherë nuk kanë shfaqur probleme dytësore. Me policinë kufitare greke marrëdhënien tona kanë qenë të sinqerta dhe në shumë raste kemi bashkëpunuar për të përballuar situata edhe më të vështira si sot”, nënvizon Mullai.

http://www.investigim.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s