KOTROKOIS DHE JAÇE TAKIM “KOKË MË KOKË” NË PËRMET

KONSULLI GREKE-KRYEBASHKIAKU PERMET-23 GUSHT 2013 (8)Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Konsulli Grek në Gjirokastër, Nikolas Kotrokois, zhvilloi sot një takim “kokë më kokë” me kryebashkiakun e Përmetit, Gilberto Jaçe.
“Takimi ishte informues dhe larg tensioneve të ditëve të fundit”, tha për ATSH, kryebashkiaku Jaçe.

“Diplomati grek u njoh me çështjen e Pallatit të Kulturës, godinë e cila ka nxitur konfliktin mes Kishës Ortodokse dhe Bashkisë”, vijoi Jaçe.
Sipas tij, konsulli grek Kotrokois kërkoi që palët në konflikt të ulin tensionet, si dhe mirëkuptim midis Kishës Ortodokse dhe pushtetit vendor.
“Pallati i kulturës “Naim Frashëri” është pronë e qytetarëve. Ky objekt ruan historinë, traditat dhe vlerat më të mira të këtij qytetit dhe do t’ua trashëgojmë pasardhësve”, theksoi Jaçe.
Çështja e Pallatit të Kulturës ka shkaktuar prej një javësh një përplasje verbale dhe fizike mes besimtarëve ortodokosë dhe zyrës së përmbarimit privat.
Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” ka heshtur së funksionuari në vitin 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit.
Objekti dykatësh u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje.
Në vitin 1958 ato u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.
Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse.
Pallati i Kulturës, me sipërfaqe 6000 metra katrorë, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk është realizuar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s