POLIFONISTI VRET GRUAN DHE VETEN PAS 40 VITESH MARTESË

NEXHMEDIN MUSTAFARAJ-KRIMI FAMIILJE-GJIROKASTER-15 TETOR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Jetuan sëbashku prej 40 vitesh, por dje vendosën të ndahen tragjikisht për së gjalli, duke vrarë në fillim bashkëshorten dhe më pas veten.
Ngjarja e paprecedent ndodhi mbasditen e martë, rreth orës 16:00, në lagjen “18 shtatori”, në qytetin e Gjirokastrës.

Nexhmi Mustafaraj, polifonist i këngës labe, njëherazi punonjës pranë bashkisë së Gjirokastrës, ka qëlluar për vdekjes gruan e tij, Zenelbie Mustafaraj, 49 vjeç, pas një konflikti momental.
“Teksa shikonte bashkëshorten që po jepte shpirt shpejt, Nexhmedini i ka rezervuar vetesh një plumb në kokë dhe të dy vdiqën në dhomën e gjumit”, shprehe një ekspert kriminalistikë, i cili preferoj të ngelet anonim.
Sipas tij, e ka kryer krimi në prani të vajzës së tij, 25 vjeçe, e cila në momentin e konfliktit ndodhesh në dhomën e saj.
“Ende nuk dihet shkaqet reale të këtij krimi. Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen e paprecedent në qytetin e Gjirokastrës”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës.
Pranvera K., banore i pallatit ku ndodhi krimi, shprehet se familja Mustafaraj nuk kishte shfaqur kurrë probleme familjare.
“Nexhmedini ishte një polifonistë i këngë labe dhe merrte pjesë në grupin “Kurora labe”. Në shpirt ai ishte artistë dhe kurrë nuk do ta bënte një krim të tillë”, shprehet Pranvera dhe fshin lotët.
“Dëgjova brenda tre minutash dy krisma. Ishin krisma të këqija, nuk ishin si ato të vitit 1997”, vijon ajo.
P. K., mendon se krimi në familje ishte momental, jo e kultivuar.
“Nuk di çfarë të them. E gjora vajzë, do t’i ngelet peng për gjithë jetën. Pa me sy të saj gjëmën në familje”, thotë Pranvera.
Ishte vajza e dy viktimave, rrëfen Pranvera, që alarmojë pallatin.
“Policia erdhi shpejt, por ishte tepër vonë. Plumbi iu morri jetën dy fqinjëve të mi”, nënvion Pranvera.
“Në qytetin e Gjirokastrës rradhë ndodhin krimet brenda familjes. Kjo tragjedia familjare ishte e tepër”, specifikon Pranvera, e cila nënvizon se familja Mustafaraj i kishte zgjidhur problemet ekonomike.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s