GJIROKASTËR / KËRKONIN TË RINGJALLESHIN TË VDEKURIT. DHUNOHET FIZIKISHT DY INFERMIERË DHE NJË MJEK I URGJENCËS

SPITALI RAJONAL-NEXHMEDIN MUSTAFARAJ-GJIROKASTER-16 TETOR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dajaku ka kërcitur në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, pasi të afërmit e dy viktimave, njera u vra dhe tjetri u vetvra, në banesën e tyre, në prani të vajzës së tyre 25 vjeçcare, në lagjen “18 shtatori”, Nexhmedin dhe Zenelbie Mustafaraj, kërkonin të ringjalleshin nga bluzat e bardha.

Infermirët R. K., O. M dhe mjeku Th. B., u dhunuan fizikisht gjatë kryerjes së detyrës, që mrekullisht u shpëtuan nga një grua, jo nga policia.
Arben Kuro, mjek kirurg, njëherazi nëndrejtor i spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastrës, pohoi se dhuna e mbrëmjes së djeshme ishte e paprecedent.
“Të dhunosh tre bluzat të bardha në ambjentet e punës, për mua është vandalizëm”, shprehet Kuro.
Sipas tij, një infermierë ka pësuar frakturë kockore në hundë, ndërsa kolegu i tij është dhunuar fizikisht.
“Është e pafalshme që me emër të fatkeqësisht të justifikosh dhunën fizike ndaj bluzave të bardha”, thekson Kuro.
Kuro tregon se vazhdimisht mjekët e spitalit të Gjirokastrës janë dhunuar, por ngjarja e djeshme ka kaluar çdo kufi.
“Një i vdekur nuk mund të ringjallet, vetëm se e kërkojnë disa njerëz”, nënvizon Kuro.
Jeta e dy infermierëve dhe mjekut të urgjencës, vijon Kuro, u shpëtua mrekullisht nga një zonjë, motra e ish gjyqtarit të futbollit, Astrit Mema, e cila i mbrojti me trup bluzat e bardha nga dhunuesit.
“Jeta e infermierëve dhe mjekut të urgjencës ishin në rrezik, por çmenduria e dhunuesve nuk u finalizua fal vendosmërisë së një gruaje, që personalisht dua ta falenderoj”, thotë Kuro, ndërsa shton se sot stafi i spitalit të Gjirokastrës ka vendosur të protestojnë ndaj dhunuesve.
Dy ditë më parë, në lagjen “18 shtatori”, u shënua një ngjarje e paprecedentë në qytetin e Gjirokastrës.
Nexhmidin Mustafaraj, 59 vjeç, polifonist i këngës labe, njëherazi punonjës pranë bashkisë së Gjirokastrës, qëlloj për vdekjes me pistoletë pa leje gruan e tij, Zenelbie Mustafaraj, 49 vjeç, pas një konflikti familjar dhe disa minuta më vonë vrau veten.
Krimi ndodhi në prani të vajzës së tyre (avokate),  në dhomën e gjumit.
Policia aktualisht po punon për të zbuluar të plotë rrethanat e ngjarjes.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s