GJIROKASTËR/ U DHUNUAN FIZIKISHT GJATË KRYERJES SË DETYRËS, PROTESTOJNË MJEKËT

MJEKET-PROTESTOJNE-GJIROKASTER-17 TETOR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mjekët e spitalit rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastrës, protestuan sot kundra dhunën së ushtruar nga të afërmit e dy viktimave, që u vranë tre ditë më parë, në banesën e tyre.

Murat Kaçi, shefi i pavionit të Kirurgjisë së spitalin e Gjirokastrës, tha të enjten për ATSH-në, se “Mjekët u dhunuan nga të afërmit e familjes Mustafaraj, pasi ata kërkonin që dy viktimat, që humbën jetën pas një konflikti familjar, të ringjalleshin.
“Jemi nën presion. Denoncimet janë bërë të vazhdueshme dhe shumë herë janë tërhequr nga presione të ndryshme. Është e papranueshme të dhunohen mjekët”, shprehet Kaçi.
Ndërsa Arben Kuro, mjek kirurg dhe nëndrejtor i këtij spitali, pohoi se dhuna e mbrëmjes së dy ditëve më parë ishte e paprecedent.
“Të dhunosh tre bluza të bardha në ambientet e punës, për mua është vandalizëm”, ka thënë mjeku Kuro.
Tre ditë më parë, në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës, Nexhmedin Mustafaraj, 59 vjeç, polifonist i këngës labe, punonjës pranë bashkisë së Gjirokastrës, qëlloi për vdekjes me pistoletën që mbante pa leje gruan e tij, Zenelbie Mustafaraj, 49 vjeç, pas një konflikti familjar dhe më pas vrau edhe veten.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s