KAKAVIJË: TENTONTE TË KALONTE 12 KG HEROINË DREJT GREQISË, NDALOHET TRANSPORTUESI

HEROINA-KAKAVIJE-27 TETOR 2013Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJË – Të paktën 12 kg heroine, me vlerë 10 milionë euro, u bllokuan sot në Kakavijë, ndërsa transportuesi dhe automjeti me të cilin ai udhëtonte u ndalua, njoftoi sot policia kufitare e Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Heroina u gjet e fshehur pjesën e brendshme në automjetit tip “Volkswagen”, me targa greke ZYY 7265, me drejtues Besmir Pasia, 27 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Ahtinë (Greqi), tashmë i ndaluar”, thekson policia.
“Policia po punon për të saktësuar origjinën e heroinës, ndërsa destinacioni ishte Greqia”, nënvizoi policia.
Një procedurë ligjore për paraburgimin e 27 vjeçarit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetimet e mëtejshme.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s